TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hakan Shukur me fjalë të mëdha për Kosovën: E fortë dhe e rrezikshme

by tëvë1
5 muaj ago
0
A A
Hakan Shukur me fjalë të mëdha për Kosovën: E fortë dhe e rrezikshme

Legjenda turke me prejardhje shqiptare, Hakan Shukur ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovës në podcastin e tij, duke thënë se arritja në “play-off” është jashtëzakonisht e madhe duke pasur parasysh grupin tepër të vështirë.

Hakan Shukur, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit turk, foli me superlativa për Kosovën në podcastin e tij.

“Kosova është vendlindja e babait tim. Babai im ka lindur në Prishtinë. Kosova, kur e sheh grupin ku ishin Zvicra, Sllovenia dhe Suedia, arritja e tyre nuk duhet nënvlerësuar. Kosova vjen nga ish-Jugosllavia, vende që janë minierë për sportistë. Kosova përfaqëson anën e fortë. Është e vërtetë që Kosova humbi 3-0 ndaj Rumanisë (kundërshtare e Turqisë), por shiko, Kosova ka arritur të sigurojë një vend në ‘play-off’ në këtë grup të vështirë. Kur i sheh rezultatet e Kosovës, ajo ka pasur mundësi të përfundonte e para në këtë grup,” tha fillimisht Shukur.

Shukur bëri me dije se Kosova nuk duhet nënvlerësuar nga askush dhe paralajmëroi Sllovakinë për “kurthin” e “Dardanëve”.

“Edhe nëse shihen si hallka më e dobët në këtë fazë, Sllovakia nuk do ta ketë të lehtë. Nuk dihet nëse Sllovakia do të luajë siç luajti kundër Gjermanisë dhe, nëse luajnë një lojë ofensive, atëherë mund të bien në kurthin e Kosovës.”

Ai vlerësoi disa lojtarë të Kosovës dhe disiplinën e ekipit, duke shtuar se edhe Turqia do ta ketë shumë të vështirë ndaj fituesit të këtij dueli.

Sipas tij, Kosova kishte potencialin të përfundonte e para në grup, falë disiplinës dhe planit të qartë të lojës që tregoi gjatë gjithë kualifikueseve.

“Kosova, si e dyta, është shumë më e mirë se Rumania. Shiko grupin e Kosovës, të gjitha skuadrat kishin mundësinë ta mposhtnin njëra-tjetrën, por duket se Kosova, me plan dhe disiplinë, e ka arritur këtë sukses”, shtoi ai.

Sukur paralajmëroi se, megjithëse shpesh konsiderohet si “hallka më e dobët”, Kosova është shumë e fortë dhe e rrezikshme, sidomos për Sllovakinë. Ai u fokusua te cilësitë individuale të lojtarëve si Milot Rashica dhe Vedat Muriqi, duke theksuar se “Dardanët” luajnë futboll sulmues dhe fizik.

“Kosova ka lojtarë të mirë, si Milot Rashica dhe Vedat Muriqi. Kosova është një skuadër e mirë, një skuadër sulmuese. Muriqi është sulmues që luan në Spanjë. Ai nuk është i shpejtë, por në lojën ajrore është shumë i mirë dhe di ta përdorë shumë fizikun e tij.”

“Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë do të jetë shumë e vështirë. Kushdo që avancon, e di që Turqia do ta ketë shumë të vështirë, sepse këto ndeshje janë për kualifikimet e Kupës së Botës. Janë dy ndeshje dhe gjithçka varet nga rrethana të tjera,” përfundoi legjenda turke.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Ambasada e ShBA-së në Kosovë uron qytetarët për Pashkët Ortodokse

Ambasada e ShBA-së në Kosovë uron qytetarët për Pashkët Ortodokse

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet mjet i dyshimtë në Lubizhdë të Prizrenit, rezulton të mos jetë shpërthyes

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët Ortodokse, bën thirrje për besim, mirësi dhe përkushtim

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Pezullohet projekti “Stargate UK”, OpenAI dhe Nvidia përballen me kosto të larta energjie

Pezullohet projekti “Stargate UK”, OpenAI dhe Nvidia përballen me kosto të larta energjie

Arabia Saudite rikthen plotësisht funksionimin e tubacionit kryesor të naftës

Arabia Saudite rikthen plotësisht funksionimin e tubacionit kryesor të naftës

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën