TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hajrizi: Krijuam “Qytetin e mençur” ku secili student e gjen veten përmes realitetit virtual

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hajrizi: Krijuam “Qytetin e mençur” ku secili student e gjen veten përmes realitetit virtual

Rektori i Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, tha se institucioni që ai e drejton ka arrit që të krijoj ‘një qytet të mençur’ në fushën e teknologjisë, me anë të të cilit studentët e zhvillojnë mësimin praktik, raporton teve1.info

Në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1, Hajrizi ka shpjeguar arritjet e këtij Kolegji në fushën e teknologjisë, ku sipas tij studentët kanë mundësinë që praktikat e të gjitha drejtimeve t’i realizojnë në një hapësirë të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) të quajtur “Smart City”.

“Është dashtë të krijohet një ekosistem inovativ, një lloj kompleksiteti i funksioneve në mënyrë që këto teknologji të përdoren dhe ne atë e kemi përmbyll dhe e kemi ndërlidh më një qytet të mençur që po e quaj ‘smart city’, një qytet ku ka të gjitha funksionet fizike të qytetit, ka shkollën, ka spitalet, ka fabrikën, ka serrat, prodhon energji vet, ka teknologji të ndryshme, ka muzeun, ka galeri, faktikisht të gjitha funksionet fizike i kemi ndërtuar në miniaturë, në një hapësirë në kampusin e UBT-së dhe mandej mbi këtë bazë i kemi vendos të gjitha këto teknologji të cilat e kompletojnë këtë strukturën teknologjike, duke e futur shembull rrjetëzimin në bazën e internetit, duke i vendosur antenat e telekomit ne bazën 5G sepse gjenerata e 5 krijon një koncept shumë tjetër të përjetimeve, dukurive të cilat nuk i ke përjetuar më herët, realitetin virtual, sigurinë kibernetike, teknologji të ndryshme, ‘cloud teknologjia’ apo formate tjera, ‘data center’, ku ruhen të dhënat, një qendër ‘super-computer’, të kompjuterëve të themi me një performancë më të lartë ku përpunohen të dhënat e mëdha dhe tani aty është një fushë eksperimentale që të gjithë ata nga këndvështrimi i tyre mund ta gjejnë veten dhe mund të përdorin këto vegla për të arritur qëllimin që e kanë”, ka deklaruar Hajrizi.

Ai tha se edhe praktikat e tekemjeksëisë mund të kryhen në këtë ambient teknologjik.

Nëse flasim për mjekësinë, atëherë e kanë sallën e operacionit, e kanë 5G mund të bëjnë edhe telemjekësi, mund ta testojnë se si duket që një kirurg nga distanca, në kohë reale mund të bëjë operacione pa qenë gjithë kohës në prezencë fizike, ai tjetri mund ta përcjell se si duket lëvizja e një automjeti pa vozitës, ky tjetri mund ta përcjell shembull pjesën e gjenerimit të energjisë, përcjellja e të gjithëve përmes sensorëve që ne po i themi ‘internet of thinks’ ku mund të hapet dritarja, mund të mbyllet, mund të ndalet energjia e panevojshme që mos të shpenzohet. Mund të bëhen ajrosje të ndryshme, thjeshtë optimalizohet kualiteti i jetës. Serrat atje mund të monitorohen në mënyrë të vazhdueshme qoftë me i dhënë ndriçim më shumë, qoftë ngrohje më shumë, qoftë ajrosje më shumë dhe të gjithë e shohin nga një këndvështrim i tyre”, u shpreh Hajrizi.

Sipas rektorit të UBT-së, qëllimi i institucionit që ai e drejton është ndërlidhja e studentëve me tregun e punës.

“Dhe qëllimi ynë është që studentët tanë, edhe të rinjtë, edhe nxënësit që i kemi aty të rrinë , ti marrin kompetencat më shpejt edhe më mirë në mënyrë që kur të dalin në tregun e punës të kenë mundësi të dalin me kompetenca më të mira që tregu t’i akceptoj më lehtë sepse ju e dini ka njëlloj konflikti, një lloj pritje ndryshe nga industria në relacion me ofertën që i bëhet nga edukimi për shkak se sistemi ekzistues apo i kaluar i edukimit nuk është shumë adaptim në kërkesat shumë dinamike dhe transformimet dinamike që ndodhin në këtë prandaj për neve si UBT është me rëndësi e mi studiu këto dukuri, me gjet modele të reja të edukimit, me i bë eksperimente pozitive, me ardhë te konkluzionet dhe mundësitë ato konkluzione me i publiku, me i përjetu edhe me i ndihmu edhe komunitetit më të gjerë jo vetëm në Kosovë por edhe më larg, për atë arsye jemi duke publiku, duke testu tema të ndryshme dhe jemi duke u ftuar në shumë vende të ndryshme, qendra të ndryshme për t’i prezantuar këto modele të cilat duken interesant. Por fati i mirë është që teknologjia nuk është më aq e shtrenjtë, nuk është më një strukturë që vendet si Kosova mos të kenë mundësinë të flasin, të përdorin, të jenë dhe të jetojnë thjeshtë me teknologjitë e fundit, është një pozitivitet që ne po mundohemi ta shfrytëzojmë”, ka deklarua Hajrizi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Egjipti shpall 35 organizata islame në Evropë si terroriste, mes tyre edhe një nga Kosova

Egjipti shpall 35 organizata islame në Evropë si terroriste, mes tyre edhe një nga Kosova

​Tahiri: Kosova është pa agjendë integruese, me progresin më të ulët në Ballkanin Perëndimor

​Tahiri: Kosova është pa agjendë integruese, me progresin më të ulët në Ballkanin Perëndimor

Tahiri për Raportin e BE-së: Përgjigjja ndaj kritikave duhet të jetë reflektimi, jo arsyetimi dhe propaganda

Tahiri për Raportin e BE-së: Përgjigjja ndaj kritikave duhet të jetë reflektimi, jo arsyetimi dhe propaganda

Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Sveçla: Institucionet po dëshmojnë përkushtim dhe profesionalizëm në luftimin e çdo veprimtarie kriminale

Egjipti shpall 35 organizata islame në Evropë si terroriste, mes tyre edhe një nga Kosova

Egjipti shpall 35 organizata islame në Evropë si terroriste, mes tyre edhe një nga Kosova

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Beshiktashin e rivalizojnë dy klubet tjera turke për Zhegrovën

Futboll, Kosova U17 dhe U19 pësojnë humbje

Futboll, Kosova U17 dhe U19 pësojnë humbje

​Tahiri: Kosova është pa agjendë integruese, me progresin më të ulët në Ballkanin Perëndimor

​Tahiri: Kosova është pa agjendë integruese, me progresin më të ulët në Ballkanin Perëndimor

Tahiri për Raportin e BE-së: Përgjigjja ndaj kritikave duhet të jetë reflektimi, jo arsyetimi dhe propaganda

Tahiri për Raportin e BE-së: Përgjigjja ndaj kritikave duhet të jetë reflektimi, jo arsyetimi dhe propaganda

G7 diskuton financimin e Ukrainës dhe garantimin e mbështetjes për vitet e ardhshme

G7 diskuton financimin e Ukrainës dhe garantimin e mbështetjes për vitet e ardhshme

Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për shkëmbimin masiv të të burgosurve

Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për shkëmbimin masiv të të burgosurve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën