TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hajdari: Vetëm më pak se 3 për qind të produkteve mungojnë në rezervën shtetërore

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hajdari: Vetëm më pak se 3 për qind të produkteve mungojnë në rezervën shtetërore

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar se kur ajo erdhi në krye të këtij dikasteri, rezervat shtetërore në vendin tonë ishin të pamjaftueshme, madje sipas saj, rezerva shtetërore kishte vetëm për disa ditë.

Madje ministrja Hajdari e ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”, theksoi se në rast të ndonjë krize Kosova nuk ishte e pajisur me rezervën shtetërore të plotë.

“Kur ne e gjetëm rezervën shtetërore të pa elaboruar, nuk më lejohet të përmendi në sa numër ditësh, por ishte e pamjaftueshme për të kryer funksione në rast të ndonjë krize.  Nuk më lejohet të përmendi numrin e ditëve por më lejohet të ju them që nuk ka mundur ta kryejë funksionin e vet për t’iu gjindur shtetit popullit dhe ekonomisë sonë në rast të çregullimit të tregut. Në vitin 2022 ne kishim krizën pikërisht në shkurt me fillimin e luftës në Ukrainë kishim krizën e mbylljes së kufijve, ndaljes së eksportit të mallrave esenciale dhe shteti i Kosovës nuk ishte i pajisur me rezervën shtetërore të plotë për të funksionuar në rast të ndonjë çregullimi”, tha Hajdari në Tëvë1.

Kurse sa i përket çështjes së përfolur në media për keqpërdorimet me rezervat shtetërore, Hajdari tha se ishte një propagandë kundër vet personalitetit të saj dhe në anën tjetër edhe kundër qeverisjes Kurti.

“Ishte një propagandë kundër personalitetit tim, kundër qeverisjes Kurti ishte poashtu një rrezik i madh duke denigruar dhe komprometuar më shumë këto informacionet që janë të ndjeshme për rezervën shtetërore, por të iu them sigurt dhe saktë që ne kemi rritur rezervën shtetërore me buxhetin e vitit 2022 në 30 fish më shumë. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Industrisë kur e rriti buxhetin ne siguruam qytetarët tanë për 30 fish më shumë për në ditët e vështira  dhe nuk ishte një kontratë, por ishin shumë kontrata për blerjen e mallrave esenciale ose bazike të nevojshme për jetën e qytetaritndër to ishin pra produktet për ushqim ku kishim operatorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Dhe 99.5 për qind është një nga kontratat që ka pasur një mungesë të sasisë, pra 0.5 për qind në një nga kontratat, por të gjitha kontratat tjera të produktit në fjalë kanë ardhur në Kosovë, pra kemi kontrata nga vendet mike”, tha ajo.

Teksa shtoi se nga të gjitha blerjet në konkluzion për vitin 2022, vetëm më pak se 3 për qind të produkteve mungojnë në rezervën shtetërore.

“Departamenti i Rezervës Shtetërore është munduar të bëjë zgjidhjen për ardhjen e mallit, e di që kanë pasur diskutimet për marrëveshjen në mënyrën miqësore, por nuk ka pasur zgjidhje ajo dhe tani duhet të veprojë Gjykata. Gjykata është ajo që do të vendosë se si do të zgjidhet kjo çështje për një kontratë në fjalë. Pastaj janë edhe kontratat e tjera të cilat janë realizuar 100 për qind, pra nga të gjitha blerjet në konkluzion për vitin 2022 janë krejtësisht më pak se 3 përqind të mungesës të blerjeve në Republikën tonë”, tha Hajdari./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Radojiçiq dhe Veselinoviq raportohet se ikën nga Serbia, Moska strehë e re

Radojiçiq dhe Veselinoviq raportohet se ikën nga Serbia, Moska strehë e re

Tentim-Vrasja në “Bon Vivant “ – u arrestua në Spanjë, u ekstradua në Kosovë – por avokatja thotë se Dukagjin Lekaj u paraqit me vullnetin e tij

Tentim-Vrasja në “Bon Vivant “ – u arrestua në Spanjë, u ekstradua në Kosovë – por avokatja thotë se Dukagjin Lekaj u paraqit me vullnetin e tij

“Djalit iu përkeqësua gjendja me alergji” – Prindërit në hall nga papastërtia e shkollave në Prishtinë

“Djalit iu përkeqësua gjendja me alergji” – Prindërit në hall nga papastërtia e shkollave në Prishtinë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Zveçan, dyshohet për vjedhje të parave

Gjen 264 euro në rrugë në Ferizaj, qytetari i dorëzon në Polici

Rrëzohet një avion i vogël në Gjermani, humbin jetën dy persona

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

Humb jetën 22-vjeçari në Gjonaj të Prizrenit, ra nga lartësia me motor

Sveçla: Uniforma s’është simbol i pushtetit, por i përgjegjësisë ndaj qytetarëve

Sveçla: Uniforma s’është simbol i pushtetit, por i përgjegjësisë ndaj qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën