Mbrojtësi nga Kosova, Albian Hajdari, mund t’i bashkohet Bayer Leverkusenit. Kështu ka njoftuar të hënën mbrëma gazeta e madhe gjermane “Bild”.
Hajdari është duke u paraqitur me shumë sukses te Lugano, që garon në Superligën e Zvicrës.
Sipas gazetës gjermane, Leverkuseni tashmë ka nisur bisedimet për transferimin e mbrojtësit të talentuar 21-vjeçar.
Hajdari, i cili debutoi gjatë këtij muaji me fanellën e Zvicrës, me Luganon ka kontratë deri në vitin 2028, dhe sipas faqes transfermarkt, vlera e tij është rreth milion euro.
21-vjeçari kaloi në të gjitha ekipet kombëtare të të rinjve të Zvicrës deri në nivelin U21 dhe së fundmi bëri paraqitjen e tij të parë për ekipin e parë kundër Luksemburgut.
Hajdari, shihet si pasues i Jonathan Tah, i cili do të largohet këtë verë nga Leverkuzeni si lojtar i lirë.