Suedezi Viktor Gyokeres është sulmues i ri i Arsenalit.
Marrëveshja mes Arsenalit dhe Sportingut të Lisbonës tashmë është arritur, ka njoftuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Gyokeres do të firmosë për pesë vjet me “topçinjtë” dhe do të ketë pagë vjetore prej 8 milionë eurosh kurse Arsenali për transferimin e tij do të paguajë 65 milionë euro, plus 10 milionë në bonuse.
Suedezi ka insistuar për transferim tek Arsenali dhe tashmë po realizohet dëshira e tij pasi kishte refuzuar Manchester Unitedin.
27-vjeçari ka shkëlqyer te Sportingu në Portugali kurse më herët ishte te Brightoni, St. Pauli, Sëansea dhe Coventry.
Për Suedinë i ka 15 gola në 26 ndeshje kurse vlerësohet përforcim shumë i madh për skuadrën e trajnerit Mikel Arteta.