TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gushti i 2023-ës shihet si datë kur mund të hyjë në fuqi Ligji i Pagave

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gushti i 2023-ës shihet si datë kur mund të hyjë në fuqi Ligji i Pagave

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në një përgjigje për televizionin ka bërë të ditur se konsultimet publike kanë përfunduar. Ndërsa para se të shkojë në Qeveri, projektligji duhet të kalojë edhe nëpër disa faza të tjera.

“Ministria e Punëve të Brendshme, pas përfundimit të konsultimeve Publike, ka pranuar komente të shumta nga institucione, shoqëria civile, sindikatat dhe qytetarë. Këto komente janë duke u shqyrtuar nga zyrtarët përgjegjës të Ministrisë dhe pas adresimit të komenteve, Projektligji do të dërgohet për vlerësim të ndikimit financiar si dhe për vlerësim të përputhshmërisë me ACQUI të BE-së. Projektligji do të procedohet në Qeveri për shqyrtim dhe votim pas përfundimit të këtyre procedurave”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Duke marrë parasysh procedurat që duhet t’i kalojë një projektligj për të hyrë në fuqi, nga KDI-ja thonë se duhet të pritet gushti i vitit të ardhshëm që ai të bëhet i zbatueshëm.

“Marrë për bazë afatet ligjore si janë të përcaktuar me rregullore të Punës së Kuvendit unë pres që ndoshta do të vijë në Kuvend për lexim të parë nga mesi i muajit nëntor dhe eventualisht për lexim të dytë në fillimin e muajit dhjetor. Nëse mbetet dispozita kalimtare që ligji do të hyjë në fuqi 8 muaj nga dita e miratimit atëherë planifikohet nga muaji gusht 2023 të hyjë në fuqi ky ligj”, Vullnet Bugaqku – hulumtues në KDI.

Për deputetin e PDK-së, Ferat Shala, procedimi i këtij ligji është vonuar dhe efektet do të jenë edhe më të mëdha marrë parasysh shkallën e inflacionit.

“Shihni sot gjendjen e punëtorëve të arsimit si është me paga, shihni sot punëtorët e ushtrisë apo sigurisë, dikasterëve të veçantë të sigurisë dhe shihni si janë mjekët të cilët do të duhej të ndjenin sa më shpejt efektin e Ligjit të Pagave. Kur i shtojmë kësaj edhe shkallën e lartë të inflacionit, definitivisht vonesat e Ligjit të Pagave janë të paarsyeshme”, tha deputeti Shala.

Shala shton se partia e tij do ta shoh draftin final dhe analizojë amendamentet e ligjit për të vlerësuar nëse do ta mbështesë apo jo.

Së fundmi nga SBAShK-u i kanë dhënë afat Qeverisë deri në janar, që të fillojë zbatimin e Ligjit për Paga.

Kronika e gazetarit Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën