TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gucati: Për pak u arrestova edhe unë, i arrestuari nga BIA serbe s’është pjesëtar i UÇK-së

by Tëvë1
8 muaj ago
23
A A
Gucati: Për pak u arrestova edhe unë, i arrestuari nga BIA serbe s’është pjesëtar i UÇK-së

Hysni Gucati, përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), ka reaguar pas arrestimit të një qytetari nga Kosova, Lulzim Haliti, nga autoritetet serbe. Arrestimi ndodhi ditën e djeshme në Serbi, ndërsa dyshohet se Haliti ishte ish-pjesëtar i UÇK-së, një pretendim që Gucati e ka mohuar.

Në emisionin “Mesditë” në TËVË1, Gucati tha se Haliti nuk figuron në listat zyrtare të UÇK-së dhe nuk ka kartelë të veteranit në organizatën që ai përfaqëson.

“Ne kemi dëgjuar rreth orës 20:00 për një arrestim që është bërë në Serbi. Personi në fjalë nuk është pjesë e UÇK-së dhe nuk figuron në listat tona. Në organizatën e veteranëve nuk ka kartel të veteranit. Nga sa dimë, ai është nga qyteti i Pejës dhe kemi pyetur edhe kryetarin e veteranëve atje – Gazmen Syla – dhe nuk ka informacion që ai ka qenë pjesë e UÇK-së”, tha Gucati.

Ai shtoi se arrestimi i qytetarëve të Kosovës në Serbi mbetet një rrezik serioz, ndaj bëri apel për kujdes të shtuar.

“Më vjen keq për këtë që ka ndodhur me qytetarin e Kosovës. I bëj apel të gjithëve – si atyre që kanë qenë pjesë e UÇK-së, ashtu edhe atyre që nuk kanë qenë – të mos i bien për në Serbi. Është e rrezikshme”, shtoi ai.

Gucati kujtoi edhe një rast personal, kur për pak ka rrezikuar të arrestohet gjatë një udhëtimi ajror përmes Beogradit.

“Edhe mua vet më ka ndodhur. Për pak kam qenë duke u arrestuar për shkak të një fluturimi ku kompania më kishte dhënë biletë të gabuar. Aeroplani i Wizz Air ndalej në Beograd, por për fat nuk hipa fare në atë fluturim. E kanë vërejtur në Gjermani dhe pastaj direkt jam kthyer në Kosovë”, përfundoi Gucati.

 

Tags: ArrestimeHysni GucatiOVL UÇKTeve1
Share3Tweet2

Postime të ngjashme

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën