TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​ “Grupi i Radojçiq po lëvizë shpesh afër kufirit të Kosovës, paraqet rrezik për sigurinë”

nga Tëvë1
1 vit më parë
0
A A
​ “Grupi i Radojçiq po lëvizë shpesh afër kufirit të Kosovës, paraqet rrezik për sigurinë”

Grupi i terroristit serb, Milan Radonjçiq po lëvizë shpesh afër kufirit të Kosovës, thotë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Sipas tij, ky grup paraqet kërcënim për sigurinë e vendit, derisa mbetet i pandëshkuar për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit. Krahas kësaj, Maqedonci thotë se prezenca e madhe ushtarake e Serbisë përgjatë vijës kufitare me Kosovën, stërvitjet e shpeshtuara në brezin kufitar, si dhe militarizimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina, janë rrezik për destabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor.

Maqedonci në një intervistë për KosovaPress, kërkon nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë të gjithë pjesëmarrësit në sulmin terrorist në Banjskë.

Sipas tij, grupi i Radojçiq ka qenë i mbështetur nga strukturat e sigurisë në Serbi.

“Përderisa grupi i Banjskës mbetet i pandëshkuar në Serbi. Grupi që ka zhvilluar sulmin terrorist me qëllim të aneksimit të një pjese të territorit tonë. Pavarësisht veprimeve të këtij grupi, pavarësisht dëmeve që i ka shkaktuar stabilitetit dhe sigurisë dhe aktit terrorist, vazhdon të mbetet i lirë në territorin e Serbisë. Nga drejtori i policisë disa herë është theksuar fakti dhe janë prezantuar informacionet për përfshirjen e këtij grupi në përgatitjet e ndryshme brenda territorit të Serbisë. Kjo mban situatën fragjile të ndjeshme dhe paraqet kërcënim për vendin tonë. Duke i shtuar faktin se ky grup ka qenë i mbështetur nga strukturat e sigurisë së Serbisë, duke marrë parasysh evidencat që janë gjetur, me theks të veçantë sistemet e armatimit që janë përdorur nga ky grup që kanë qenë sisteme të prodhuar në fabrika në Serbi dhe që nuk mundet të blihen në treg komercial…Fakti që ky grup vazhdon të jetë i lirë në Serbi dhe që lëvizë shpesh afër kufirit të Kosovës, vazhdon të mbetet një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin. Vlen të theksohet se për herë të parë pas 25 viteve në tri vitet e fundit, Policia e Kosovës ka arritur të shtrijë rendin dhe ligjit në veri. Qeveria ka shtrirë sovranitetin në atë pjesë”, thotë Maqedonci.

Ai deklaron se Serbia përmes stërvitjeve ushtarake përgjatë brezit kufitar dëshiron t’i bëjë presion Kosovës, andaj vazhdon të paraqes kërcënim për vendin.

“Të pasurit e grupeve, strukturave dhe njësive ushtarake në jug të territorit të Serbisë dhe prezenca ushtarake e shtuar shpeshherë përgjatë vijës kufitare me Kosovën. Prezenca e këtyre bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmerisë serbe jo shumë larg kufirit me Kosovën vazhdon të paraqes kërcënim për vendin tonë. Duke i shtuar kësaj pastaj këtë çështjen e stërvitjeve, me të vërtet vlerësojmë se minimalisht nuk është e hijshme që një vendi fqinj t’i dërgohet ushtri për të kryer stërvitje në kufirin e tij. Vlerësojmë se kjo është një formë presioni që Republika e Serbisë vazhdon të zbatojë kundrejt Republikës së Kosovës”, shton ai.

Ndërkaq, ai veçon edhe militarizimin e Serbisë nga Rusia dhe Kina, që sipas tij, paraqesin kërcënim për destabilizimin në tërësi të Ballkanit Perëndimor.

“Bazamenti i problematikës me Serbinë gjithmonë është politik, duke pasur parasysh faktin se Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste dhe agresive jo vetëm me Kosovën, por edhe me vendet të tjera. Vazhdon të mbajë në Kushtetutën e saj Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë. Pastaj, normalisht militarizmi dhe vendosja e shumë njësive ushtarake në jug të territorit të Serbisë, jo larg kufirit me Kosovën është një tej zgjatje ushtarake e synimeve hegjemoniste. Ky militarizim po i kontribuon destabilizimit jo vetëm të vendit tonë por edhe të gjithë Ballkanit në tërësi. Pavarësisht kësaj ne jemi të vendosur që të me çdo mjet dhe çdo mundësi të mbrojmë integritetin territorial të vendit dhe sovranitetin, gjithmonë në bashkëpunim me aleatët dhe me trupat ndërkombëtare që janë në Kosovë”, thekson Maqedonci.

Duke folur për luftën hibride ruso-serbe, ai thotë se kanë ndërmarrë hapa për t’u mbrojtur, derisa thekson se qëllimi është destabilizimi dhe skepticizmi për rrugën e integrimit euro-atlantik.

“Kemi qenë dëshmitarë të disa sulmeve kohëve të fundit, sidomos pas mbështetjes që i kemi dhënë Ukrainës. Sulme kibernetike nga grupe të ndryshme joformale ruse, por ne kemi edhe prezencë të lajmeve të rrejshme, dezinformata që në mënyra të ndryshme paraqiten jo vetëm në portalet e Serbisë por edhe këtu. Qëllimi është destabilizimi, skepticizmin për rrugën e integrimit euro-atlantik por edhe elementëve të tjerë. Lufta kibernetike, lufta me dezinformim dhe lajmeve të rreme është një prej elementëve që kompletohet me element të tjerë siç ka qenë grupi i Radojqiq dhe prezenca e ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës”, përfundon Maqedonci.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Thirrje antishqiptare në ndeshjen Maqedoni – Rumani, Prokuroria e Kumanovës nis hetimet

Thirrje antishqiptare në ndeshjen Maqedoni – Rumani, Prokuroria e Kumanovës nis hetimet

Kurti u drejtohet qytetarëve të veriut në serbisht: Ftoj të aplikoni për vendet e lira të punës

Kurti u drejtohet qytetarëve të veriut në serbisht: Ftoj të aplikoni për vendet e lira të punës

Festat po kthehen në rrezik – Armët vazhdojnë të përdoren në ahengje familjare në Kosovë

Festat po kthehen në rrezik – Armët vazhdojnë të përdoren në ahengje familjare në Kosovë

Sulmoi pjesëtarët e KFOR-it – Çfarë dënimi i dha gjykata?

Numri i të vdekurve në Gaza tejkalon 59,000, ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë

Kërkues ndihmash dhe punonjës shëndetësorë mes 56 viktimave në sulmet më të fundit izraelite në Gaza

Festat po kthehen në rrezik – Armët vazhdojnë të përdoren në ahengje familjare në Kosovë

Festat po kthehen në rrezik – Armët vazhdojnë të përdoren në ahengje familjare në Kosovë

Qeveria izraelite voton për shkarkimin e prokurores që drejtoi çështjen penale kundër Netanyahut

Qeveria izraelite voton për shkarkimin e prokurores që drejtoi çështjen penale kundër Netanyahut

Sulmoi pjesëtarët e KFOR-it – Çfarë dënimi i dha gjykata?

Sulmoi pjesëtarët e KFOR-it – Çfarë dënimi i dha gjykata?

Thirrjet antishqiptare në RMV- Prokuroria nis hetimet, reagon edhe kryeministri Mickoski

Thirrjet antishqiptare në RMV- Prokuroria nis hetimet, reagon edhe kryeministri Mickoski

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X