TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gruda: Transparency International vërtetoi se Kosova udhëhiqet nga një Qeveri e korruptuar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gruda: Transparency International vërtetoi se Kosova udhëhiqet nga një Qeveri e korruptuar

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se raporti i Transparency International vërtetoi se Kosova po udhëhiqet nga një Qeveri e korruptuar, e paaftë dhe e dëmshme për shtetin dhe qytetarët.

Gruda, sot në një konferencë për media, tha se është tejet shqetësuese mungesa e vullnetit politik nga Qeveria Kurti për të luftuar korrupsionin, e cila, përveç kësaj, tashmë ka marrë në mbrojtje zyrtarët e saj të korruptuar duke penguar hetimet e pavarura.

“Edhe një herë me radhë, raportet ndërkombëtare po dëshmojnë se Qeveria e Kosovës, përmes zyrtarëve të saj, po vazhdon të sulmojë organet e drejtësisë, të mbrojë njerëzit e saj të korruptuar dhe të pengoj hetimet e pavarura ndaj tyre. Këtë, dje e dëshmoi edhe Transparency International, e cila në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2023, ka renditur Kosovën në pozitën e 83-të në ranglistën botërore, me vetëm 41 pikë. Pra gjatë vitit të kaluar, Kosova nuk ka pasur asnjë progres në luftën kundër korrupsionit. Republika e Kosovës në rang botëror mban pozitën e 83-të, njëjtë me vendet si Burkina Faso, Afrika e Jugut dhe Vietnami”, theksoi ai.

Tutje, tha se Partia Demokratike e Kosovës ka denoncuar vazhdimisht, gjatë tri viteve të kaluara të kësaj Qeverie, tendencat dhe veprimet e saj kundër sistemit të drejtësisë në vend, si shkarkimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Shemsi Haziri me qëllim të pengimit të hetimeve për korrupsion ndaj drejtori të KEK-ut Nagip Krasniqi, si dhe pengimi i konstituimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e aferës me vjedhjen e rezervave shtetërore nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i publikuar nga Transparency International, konstaton këtë në mënyrë shumë të qartë. Aty thuhet se ndërhyrja e vazhdueshme e qeverisë në çështjet gjyqësore, e ilustruar me shkarkimin e kreut të njësisë së hetimit të posaçëm të policisë, së bashku me pengimin nga deputetët e mazhorancës të një hetimi parlamentar për një rast të dyshuar për korrupsion të madh, sugjerojnë se vullneti politik për të hequr dorë nga kontrolli dhe forcimi i mbikëqyrjes së pavarur ende nuk ekziston”, theksoi Gruda.

PDK fton Qeverinë të ndalojë menjëherë “sulmet ndaj organeve të drejtësisë dhe t’i hapë rrugë hetimeve të pavarura deri në zbardhjen e të vërtetës së plotë të të gjitha aferave korruptive”.

“Prandaj, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, i bëjmë thirrje Qeverisë, ashtu siç kemi bërë gjatë tri viteve të kaluara, që të ndalojë menjëherë sulmet ndaj organeve të drejtësisë, mbrojtjen e zyrtarëve të korruptuar dhe të i hapë rrugë menjëherë hetimeve të pavarura deri në zbardhjen e të vërtetës së plotë të të gjitha aferave korruptive, e të cilat janë të shumta, ku zyrtarët e saj tashmë janë të përfshirë”, tha Gruda.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Babai i Auron Ferizit kundërshton vendimin: Do ta vazhdoj betejën deri në Gjykatën Supreme

Babai i Auron Ferizit kundërshton vendimin: Do ta vazhdoj betejën deri në Gjykatën Supreme

Tragjedia në Viti në vitin 2025, Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim

Tragjedia në Viti në vitin 2025, Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim

​Komisioni për Ekonomi miraton planin e punës, debat për shitjen e thëngjillit dhe Autoritetin e Konkurrencës

​Komisioni për Ekonomi miraton planin e punës, debat për shitjen e thëngjillit dhe Autoritetin e Konkurrencës

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL-UÇK i reagon Trendafilovës: Kritika ndaj vendimeve gjyqësore është e drejtë legjitime

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku kritikon Trendafilovën: Padrejtësia nuk bëhet drejtësi vetëm pse shqiptohet në Hagë

Haxhiu takohet me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës amerikane, flasin për prioritetet e Kuvendit

Haxhiu takohet me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës amerikane, flasin për prioritetet e Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në ditën e tetë të protestës

Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në ditën e tetë të protestës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën