TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gruda: Shpërndarja e Kuvendit, pasojë kushtetuese e dështimit për zgjedhjen e presidentit

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Gruda: Shpërndarja e Kuvendit, pasojë kushtetuese e dështimit për zgjedhjen e presidentit

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka folur në një konferencë për media lidhur me situatën e krijuar pas dështimit të zgjedhjes së presidentit të vendit dhe shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

Ai theksoi se Kuvendi nuk arriti ta zgjedhë presidentin brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuta dhe se, sipas tij, shpërndarja e institucionit dhe dekreti i presidentes janë në përputhje me rendin kushtetues.

“Kuvendi i Kosovës ka konsumuar të drejtën e tij për të zgjedhur Presidentin brenda afatit kushtetues. Për pasojë, shpërndarja e tij dhe dekreti i Presidentes janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Gruda.

Sipas tij, në doktrinën kushtetuese evropiane ekziston parimi që ndalon përfitimin nga mosveprimi institucional, duke theksuar se zgjedhja e presidentit është një detyrim kushtetues dhe jo një kompetencë diskrecionale.

“Kompetenca për zgjedhjen e Presidentit nuk është diskrecionale, por një detyrim pozitiv kushtetues. Mosnisja e procedurës përbën një mosveprim kushtetues institucional që bllokon krijimin e një organi të shtetit”, deklaroi Gruda.

Ai shtoi se interpretimi sipas të cilit Kuvendi mund të shmangë shpërndarjen duke mos e nisur fare procedurën për zgjedhjen e presidentit është në kundërshtim me logjikën kushtetuese dhe me parimin e efektivitetit të Kushtetutës.

“Nëse pranohet se shpërndarja ndodh vetëm pas votimit të tretë, atëherë Kuvendi mund të mos e thërrasë kurrë seancën dhe të zgjasë mandatin përtej parashikimeve kushtetuese. Kjo bie ndesh me parimin e efektivitetit të Kushtetutës”, tha ai.

Gruda theksoi se dispozitat kushtetuese nuk duhet të interpretohen në mënyrë që të mundësojnë bllokimin e institucioneve përmes mosveprimit.

“Dispozitat kushtetuese nuk mund të interpretohen në mënyrë që lejojnë neutralizimin e tyre përmes mosveprimit institucional. Përndryshe, do të krijohej mundësia e një bllokimi të përhershëm institucional”, theksoi Gruda.

Në fund, ai deklaroi se sipas vlerësimit të tij Kuvendi ka shkelur Kushtetutën përmes mosveprimit dhe se pasojë e kësaj situate është shpërndarja e tij dhe organizimi i zgjedhjeve të reja.

“Presidentja ka vepruar tërësisht në përputhje me Kushtetutën duke ushtruar kompetencat e saj për shpërndarjen e Kuvendit dhe pritet që së shpejti të caktohet edhe data e zgjedhjeve”, përfundoi Gruda./teve1.info/

Tags: ceshtja e presidentitkonference per mediapdkPërparim GrudaTeve1zgjedhjet e reja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Manxhuka i përgjigjet PDK-së: VV-ja e kandidoi Konjufcën në fund në pritje të ndonjë marrëveshjeje me opozitën

Tahiri: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize të re institucionale

Tahiri: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize të re institucionale

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

Arrestohet një i dyshuar për trafikim droge në Fushë-Kosovë

Arrestohet një i dyshuar për trafikim droge në Fushë-Kosovë

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Manxhuka i përgjigjet PDK-së: VV-ja e kandidoi Konjufcën në fund në pritje të ndonjë marrëveshjeje me opozitën

Gruda: Shpërndarja e Kuvendit, pasojë kushtetuese e dështimit për zgjedhjen e presidentit

Gruda: Shpërndarja e Kuvendit, pasojë kushtetuese e dështimit për zgjedhjen e presidentit

Tahiri: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize të re institucionale

Tahiri: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize të re institucionale

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

Arrestohet një i dyshuar për trafikim droge në Fushë-Kosovë

Arrestohet një i dyshuar për trafikim droge në Fushë-Kosovë

Fraza të paharrueshme që kemi dëgjuar nga mësuesit tanë

Fraza të paharrueshme që kemi dëgjuar nga mësuesit tanë

SBASHK ia dorëzon të hënën Konjufcës nënshkrimet për Projektligjin për skemat pensionale

SBAShK uron 7 Marsin: Vlerësim për kontributin e mësuesve në arsim dhe edukim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën