TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Gruaja u plagos që të mbrojë djalin por nuk ia doli” – Familjarët kujtojnë të rënët në masakrën e Stagovës

Në nderim të martirëve dhe dëshmorëve të fshatit Stagovë në Kaçanik u mbajt një manifestim. 13 civilët e rënë dhe dëshmorët në 21 majin e 1999 u kujtuan edhe sot. Familjarët kërkojnë që drejtësia të vihet në vend.

nga Fëllënza Krasniqi
21 Maj, 2025
0 0
A A

Rrustem Gudaqi po e kujton vëllanë Ekremin që ra në frontin e lirë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gudaqi, përveç vëllait në masakrën e Stagovës së Kaçanikut humbi edhe nënë e të birin ende pa mbushur 7 vjet.

“Më 21 maj 1999 në orët e hershme të mëngjesit ka filluar gjithë ajo altreri e tyre që janë vërsul mbi popullatën civile më shumë. Prej familjes tonë kam vëllanë dëshmorë Ekrem Dugaqi, kam djalin 7 vjeç, kam nënën 77 vjet edhe vajza e dëshmorit Ekrem Gudaqit ka qenë e plagosur në gjoks e që është gjallë e mirë tash, kam edhe gruan e plagosur që duke tentuar të mbrojë fëmijën nuk mundi të mbrojë atë”, ka thënë Rrustem Gudaqi.

Gudaqi, i ka të freskëta sikur se sot momentet e fundit me familjarët, që nuk i pa më.

“Momentet e fundit më kujtohen, kur i kam thanë vëlla mere nënën se e kam pas të paralizuar, merre popullata civile le të largohet andej hekurudhës që mos te kemi të bëjmë ne me popullatën civile. Edhe momentin kur e ka marr nënën në shpin se ka qenë e paralizuar për nja dy kilometra në anën tjetër të hekurudhës aty gjuajtjet e para ishin kanë ardh prej Vitisë e janë has popullata drejt e në të”, është shprehur Gudaqi.

Nën emocione ai tregon se si familje ishin të gatshëm të gjithë të flijohen për lirin e vendit.

“Kemi qëndruar këtu edhe pse stacionin e trenit e kemi pas dy minuta, kam bajt fëmijët ë tjerë që e kanë lëshuar vendin, këta nuk kanë dashur me lëshuar vendin, ne s’kemi dashtë asnjë me i lëshuar trojet tona edhe jemi përgatit edhe për më shumë. Po, fati deshi vetëm këta me i marrë. E në mbrëmje kur jam taku, gruaja më tha qeta jemi, it hash boll paskemi shpëtuar jemi përgatitë për krejt shyqyr Zotit boll paskemi shpëtuar”, ka thënë tutje Gudaqi.

Atë e brengos fakti se si ende edhe pas 26 vitesh askush nuk është dënuar për këtë vepër makabër që bëri armiku serb mbi civilët por edhe duke djegur e shkatërruar gjithçka që i dilte para.

“Ende askush për këtë masakër nuk është dënuar, kështu që inshalla do Zoti drejtësisë të shkoj në vend, ne e presim ditën që të dalin para gjyqit kryesit e veprës se kjo ka qenë popullatë civile. Lufta ka qenë luftë, shyqyr Zotit e fituam lirinë se kemi mundur te luftojmë e të mos e fitojmë lirinë, po kjo është bë. Janë kanë : shkolla, ambulancë, xhamia, me të gjitha janë kanë, por kanë mbete 10/15 shtëpi pa u djegë”, ka përfunduar Gudaqi.

Në masakrën e Stagovës u vranë e u masakruan plot 13 civilë të këtij fshati.

E në nderim të këtyre komuna e Kaçanikut së bashku në bashkëpunim me OVL-në e UÇK-së, në Stagovë mbahej manifestim përkujtimor.

Të rënët për liri i vlerësoi lartë edhe kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi.

“Jemi mbledhur sot për të kujtuar dy dëshmorët që ranë në këtë vend një në fshatin Runjevë, Kemal Thaçi dhe në fshatin Stagovë, Ekrem Gudaqi, të njëjtën kohë kujtojmë me respektin më të madh edhe martirët e vendit e kombit të cilët u bënë simbol i lirisë të cilën sot po e gëzojmë”, ka thënë Ilazi.

Masakrën në Stagovë e përkujtoi edhe e para e shtetit Vjosa Osmani duke thënë se kjo ditë mbetet simbol i dhimbjes dhe qëndresës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Quni: LDK-ja s’ka disponim për koalicion me Vetëvendosjen

Quni: LDK-ja s’ka disponim për koalicion me Vetëvendosjen

Quni i LDK-së: Nuk do të zbrapsemi, VV-ja ka krijuar ndasi

Quni i LDK-së: Nuk do të zbrapsemi, VV-ja ka krijuar ndasi

‘’Janë publike bisedat me njerëz që kanë kryer krime’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat me njerëz që kanë kryer krime’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

“Pse Arben Taravari është strateg dhe a duhet të bëjë koalicion me Ali Ahmetin?” – flet Kim Mehmeti

“Info Nata”-21.05.2025

“Info Nata”-21.05.2025

Tottenhami e fiton finalen angleze të Europa League, mposht Manchester Unitedin në Bilbao

Tottenhami e fiton finalen angleze të Europa League, mposht Manchester Unitedin në Bilbao

“Pse Arben Taravari është strateg dhe a duhet të bëjë koalicion me Ali Ahmetin?” – flet Kim Mehmeti

“Pse Arben Taravari është strateg dhe a duhet të bëjë koalicion me Ali Ahmetin?” – flet Kim Mehmeti

“Pse i konvenon Albin Kurtit koalicioni me LDK-në e jo me PDK-në”- flet Kim Mehmeti

“Pse i konvenon Albin Kurtit koalicioni me LDK-në e jo me PDK-në”- flet Kim Mehmeti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X