TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gruaja nga Obliqi kërkon ndihmë, bashkë me vajzën vuajnë nga sëmundje të ndryshme

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gruaja nga Obliqi kërkon ndihmë, bashkë me vajzën vuajnë nga sëmundje të ndryshme

Duart po i dridhen teksa tregon kartën sociale.

Pranë vetes, Hazbije Brahimi nga Obiliqi, po i mban edhe dokumentet mjekësore. Ato tregojnë, për disa nga sëmundjet e saj.

Ndonëse dhimbje kishte vazhdimisht, Brahimi si një nënë-vetushqyese, fillimisht nuk ndaloi së punuari, derisa ato u bënë të padurueshme.

“Nuk po muj ia dal, deri qetash kam punu edhe vet se edhe pse kam pas dhimtë po nuk janë kanë dhimtë e rana sa me u dorëzu. E qitash ma shumë rri në emergjencë t’u marrë infuzione t’u marrë terapia se që rri n’shpi”, tregon ajo.

Pasi u detyrua që të ndalë punën, 42 vjeçarja thotë se jetën po e ka mjaft të rëndë. Ushqimi e higjiena, janë vetëm më themeloret të cilat vështirë e ka t’i sigurojë.
“Jetoj me social, jam e papunë, deri qetash kam punu n’kuzhinë a kam pastru, për mu puna s’ka problem, po qetash jam smut vet, ma nuk po muj, jam dorëzu, ni ditë puno dy tri ditë mos shko n’punë, as puna kshtu s’t’man”, thotë ajo.

Për të mos mjaftuar, Brahimi nuk është e vetmja e cila ka nevojë për trajtim shëndetësor. Si një nënë-vetushqyese, po kërkon ndihmë që t’i dal zot edhe vajzës së saj të vetme.

“Kush mundet me m’ndihmu për shërim m’i dalë zot çikës tem,me i hek gurët në idhëz, me pastru veshkët prej infeksionit, m’u shëru une, ndihmë për vajzën, ajo vun prej mbipeshës së madhe, 13 vjet i ka por i ka gati 94 kg, e veç për shërim, për tjerat kush mundet me m’ndihmu inshAllah Zoti e shpërblen”, thotë Brahimi.

Hazbije Brahimi me vajzën e saj banojnë tek banesat e Hades, të dedikuara për banim social nga komuna e Obiliqit. E njëjta, thotë se ka nevojë për të holla, të cilat i ndihmojnë për trajtimin e sëmundjeve të saj, por edhe për nevoja të tjera.

Kronika e realizuar nga Albiona Hajdar

Për të gjithë ju që dëshironi ta ndihmoni mund ta kontaktoni në këtë numër

+38349/162-959

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Prattipati takon Osmanin, s’deklarohet për media

​Prattipati takon Osmanin, s’deklarohet për media

​Saraqi: Nagip Krasniqi nuk pati preferenca për ndonjë operator të caktuar

​Saraqi: Nagip Krasniqi nuk pati preferenca për ndonjë operator të caktuar

Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj popullit të Kosovës

Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj popullit të Kosovës

Nënshkruhet marrëveshje për rregullimin e varrezave në Prishtinë

Nënshkruhet marrëveshje për rregullimin e varrezave në Prishtinë

​Prattipati takon Osmanin, s’deklarohet për media

​Prattipati takon Osmanin, s’deklarohet për media

Apple po planifikon një ngjyrë të re “premium” për iPhone

Apple po planifikon një ngjyrë të re “premium” për iPhone

​Saraqi: Nagip Krasniqi nuk pati preferenca për ndonjë operator të caktuar

​Saraqi: Nagip Krasniqi nuk pati preferenca për ndonjë operator të caktuar

Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj popullit të Kosovës

Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj popullit të Kosovës

Cristiano Ronaldo blenë aksione tek Almeria

Cristiano Ronaldo blenë aksione tek Almeria

Nënshkruhet marrëveshje për rregullimin e varrezave në Prishtinë

Nënshkruhet marrëveshje për rregullimin e varrezave në Prishtinë

Kosova me dy xhudiste në Uzbekistan

Kosova me dy xhudiste në Uzbekistan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën