Një grua në Prishtinë ka tentuar të kryejë vetëvrasje, pasi iu nënshtrua një presioni psikik nga një person.
Sipas Policisë, viktimës iu bë presion përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, teksa rasti vazhdon në procedurë hetimore. /Teve1.info/