Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar pas vrasjes së Gjyljeta Ukellit nga bashkëshorti i saj në mengjësin e ditës së sotme në Pejë.
Nga kjo drejtori thonë se janë të tronditu thellë nga kjo vrasje derisa kanë thënë se e ndjera për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.
“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë,punëtores shëndetësore të stomatologjisë të ndjerës, Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet në kujtimet e secilit koleg për punën dhe urtësinë që e ka karakterizu personalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajsë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, dyshohet se një grua është vrarë në mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj në Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi e ka konfirmuar për Tëvë se i dyshuari është arrestuar./teve1.info/