TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Greqia frikohet se erërat e forta do t’i përhapin flakët mes evakuimeve në Rodos

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Greqia frikohet se erërat e forta do t’i përhapin flakët mes evakuimeve në Rodos

Foto - Sky News

Erërat e forta të parashikuara për të dielën pritet të vështirësojnë betejën e zjarrfikësve për lokalizuar një zjarr jashtë kontrolli në ishullin grek Rodos, ku rreth 30.000 njerëz janë detyruar të evakuohen.

Ishulli i Rodosit është njëri prej vendeve më të popullarizuara turistike në Greqi, veçanërisht në mesin e pushuesve britanikë, gjermanë dhe francezë, shumë prej të cilëve tani po largohen me shpejtësi nga rruga e flakëve.

Teksa Greqia është goditur nga një valë e të nxehtit ekstrem, flakët po shkaktojnë dëme që gati një javë në ishullin e saj.

Autoritetet kanë paralajmëruar se beteja për ta kontrolluar zjarrin, në mes të sezonit turistik, do të zgjasë disa ditë, raporton AFP.

Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve, Vassilis Vathrakoyiannis, ka paralajmëruar se erërat pritet të bëhen “më të forta” gjatë së dielës, duke rritur flakët.

Zyrtarët lokalë në Rodos kanë thënë të shtunën se kanë zhvendosur 30.000 persona të kërcënuar nga zjarret e egra drejt vendeve të sigurta – përfshirë mbi 2.500 që është dashur të largohen me tragete nga plazhet.

Vitin e kaluar, Rodosi, që ka popullsi prej mbi 100.000 banorësh, ka pritur mbi 2.5 milionë turistë.

Zjarret kanë arritur fshatin Laerma gjatë natës, duke kapluar shtëpi dhe një kishë, përderisa shumë hotele janë dëmtuar nga flakët që kanë arritur në breg.

Turistët dhe disa vendës kanë kaluar natën në palestra, shkolla dhe qendra konferencash në hotele në ishull, teksa zjarrfikësit kanë luftuar me zjarret.

“Është situatë e paprecedentë për ishullin”, ka thënë Panagiotis Dimelis, kryetar i këshillit të fshatit Arkangelos, në një prononcim për Skai TV, duke shtuar se shumë banorë kanë nxituar t’i shpëtojnë turistët.

Në Athinë, ministria e Jashtme ka thënë se ka ngritur një njësit për menaxhim krize për të lehtësuar evakuimin e qytetarëve të huaj në Greqi, për shkak të zjarreve të vazhdueshme pyjore.

Një pjesë e madhe e ishullit të Rodosit ka qenë pa energji elektrike, teksa furnizuesi me rrymë, PPC, ka ndërprerë punën e termocentralit lokal në jug, për arsye sigurie.

Më shumë se 200 zjarrfikësit kanë luftuar me zjarret gjatë natës, përderisa mbështetja ajrore ka nisur punën që në orët e hershme të së dielës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën