TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Greqi: 79 persona të arrestuar për zjarrvënie që lanë të vdekur së paku 20 persona

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Greqi: 79 persona të arrestuar për zjarrvënie që lanë të vdekur së paku 20 persona

A forest on fire in the village of Dikela, near Alexandroupolis town, in the northeastern Evros region, Greece, Tuesday, Aug. 22, 2023. Firefighters scouring the area of a major wildfire in northeastern Greece have found the bodies of over 10 people thought to have been migrants who entered the country from Turkey. (AP Photo/Achilleas Chiras)

Përhapja e zjarreve në Greqi ka shënuar rritje, e si pasojë e kësaj autoritetet greke kanë arrestuar 79 persona për zjarrvënie.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias tha se kishte pasur disa përpjekje nga zjarrvënësit për të ndezur sërish zjarre të reja në malin Parnitha, në veriperëndim të Athinës, raporton BBC.

Reklamë

Qindra zjarre të përhapura në Greqi kanë lënë të vdekur së paku 20 persona këtë javë.

“Jeni duke kryer krim kundër vendit tuaj”, deklaroi Kikilias.

“Llumat zjarrvënës po ndezin zjarre që kërcënojnë pyjet, pronat dhe mbi të gjitha jetët njerëzore”, u tha Kikilias grekëve gjatë një konferencë urgjente televizive të enjten.

“Nuk do të mund të ikësh, do të të gjejmë, do të mbash përgjegjësi”.

Stefan Doerr, i cili drejton Qendrën për Kërkimin e Zjarrit në Universitetin Swansea, thotë se peizazhe të shumta të ndezshme – për shkak të motit të nxehtë ose menaxhimit të dobët të bimësisë – do të thotë se zjarrvënia dhe incidentet e tjera mund të shndërrohen shumë lehtë në zjarre të mëdha.

Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis i tha transmetuesit publik grek ERT se nga 140 arrestime të lidhura me zjarret, 79 kishin të bënin me zjarrvënie.

Qindra zjarrfikës në të gjithë Greqinë janë duke luftuar me zjarret vdekjeprurëse.

Fronti i madh i zjarrit që shpërtheu të shtunën pranë qytetit port të Alexandroupolis është bërë më i madhi në histori në BE, sipas komisionarit evropian, Janez Lenarcic.

Në fillim të kësaj jave, trupat e 19 personave që besohet se ishin emigrantë, me fëmijë mes tyre, u gjetën pranë rajonit Evros në Greqinë verilindore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiqit

Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiqit

14-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari

14-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari

Stafi i Aeroportit të Brukselit bojkotoi fluturimet e Tel Avivit në shenjë proteste për luftën në Gaza

Stafi i Aeroportit të Brukselit bojkotoi fluturimet e Tel Avivit në shenjë proteste për luftën në Gaza

Vriten dy ushtarë izraelitë në Gaza – mbi 18,000 të plagosur që nga fillimi i luftës

Izraeli planifikon të mobilizojë 100,000 trupa për ripushtimin e mundshëm të Gazës

Xhaferi: Edhe po të ketë marrëveshje LVV- LDK nuk votoj persona që kanë përçarë skenën politike

Xhaferi: Edhe po të ketë marrëveshje LVV- LDK nuk votoj persona që kanë përçarë skenën politike

Daja dërgon Dinamo Cityn në Play-Off të Ligës së Konferencës

Daja dërgon Dinamo Cityn në Play-Off të Ligës së Konferencës

Bajraktari: Vrasjet e fundit alarm për sigurinë – armët ilegale, rrezik permanent

Bajraktari: Vrasjet e fundit alarm për sigurinë – armët ilegale, rrezik permanent

“InfoNata” 14.08.2025

“InfoNata” 14.08.2025

Ballkani pëson thellë në Irlandë dhe eliminohet nga garat evropiane

Ballkani pëson thellë në Irlandë dhe eliminohet nga garat evropiane

Imeri: Peja, shembull i “qeverisjes shterpe” nga varfëria e partive opozitare

Imeri: Peja, shembull i “qeverisjes shterpe” nga varfëria e partive opozitare

Gara mes LVV-së dhe LDK –së në Gjilan, analistët favorizojnë Alban Hysenin

Gara mes LVV-së dhe LDK –së në Gjilan, analistët favorizojnë Alban Hysenin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X