TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Granti i performancës, këtë vit do të ndahen 7.7 milionë euro për 12 komuna

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Granti i performancës, këtë vit do të ndahen 7.7 milionë euro për 12 komuna

Dymbëdhjetë komunave të Kosovës që kanë treguar performancë të lartë në fushën e energjisë, do t’u ndahen këtë vit 7.7 milionë, tha të mërkurën ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, në kuadër të konferencës për Grantin e Performancës Komunale.

Orav tha se grantet e performancës komunale përmirësojnë qeverisjen në nivel lokal.

“Mendoj se këtu është mundësia për të theksuar pse BE-ja ka investuar në këtë nismë, sepse grantet e performancës komunale dëshmojnë se përmirësojnë qeverisjen në nivelin lokal. Ato shtrihen përtej investimeve kapitale në nivelin komunal. BE-ja, bashkë me Zvicrën dhe Suedinë, thekson rëndësinë e trajtimit të drejtë të të gjitha komunave. Të gjitha fondet, të mundësuara nga donatorët apo përmes rialokimeve të buxhetit kombëtar, duhet të transferohen drejtpërdrejt te komunat. Në këtë mënyrë, komunat mund të menaxhojnë burimet në përputhje me prioritetet e tyre lokale dhe procedurat e brendshme,” tha ai.

Ndërkaq, drejtori për Evropën Lindore në “Helvetas”, Matthias Herr tha se forcimi i qeverisjes lokale është thelbësor për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Është shumë e rëndësishme që forcimi i qeverisjes lokale të jetë jo vetëm një prioritet i brendshëm, por gjithashtu thelbësor për të ardhmen evropiane të Kosovës. Komuna të forta, transparente dhe të përgjegjshme janë çelësi për përmbushjen e shumë kërkesave të procesit të anëtarësimit në BE. Përparimi në nivel lokal është përparim për Kosovën si një tërësi në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Sot gjithashtu kërkojmë me respekt nga Qeveria e Kosovës që të mbetet e vendosur në angazhimin e saj për fuqizimin e komunave dhe të vazhdojë të ndërtojë mbi një partneritet të provuar. Ne kërkojmë nga qeveritë lokale që të sigurojnë që investimet të arrijnë në të gjitha lokalitetet dhe që asnjë komunitet, pavarësisht sa i vogël apo i margjinalizuar, të mos lihet pas,” shtoi ai.

Komunat përfituese të këtij granti janë: Dragashi, Drenasi, Istogu, Juniku, Kaçaniku, Klina, Lipjani, Mamusha, Mitrovica e Jugut, Parteshi, Prizreni dhe Suhareka. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reshjet e borës në Kosovë, të gjitha rrugët mbeten të kalueshme

Reshjet e borës në Kosovë, të gjitha rrugët mbeten të kalueshme

Rama pas vendosjes së Muralit: Nënë Tereza e ka vendin ne zemër të kryeqytetit, aty do të jetë

Rama pas vendosjes së Muralit: Nënë Tereza e ka vendin ne zemër të kryeqytetit, aty do të jetë

Rivarroset veprimtari Adem Ademi, i identifikuar më 3 nëntor në Kalludër

Rivarroset veprimtari Adem Ademi, i identifikuar më 3 nëntor në Kalludër

Rrëfimi për hoxhë Fadil Rashitin që ua ndaloi xhumatë besimtarëve dhe u kërkoi të luftojnë për liri 

Rrëfimi për hoxhë Fadil Rashitin që ua ndaloi xhumatë besimtarëve dhe u kërkoi të luftojnë për liri 

Atletico Madridi triumfon ndaj Elches, spektakël me pesë gola!

Atletico Madridi triumfon ndaj Elches, spektakël me pesë gola!

Reshjet e borës në Kosovë, të gjitha rrugët mbeten të kalueshme

Reshjet e borës në Kosovë, të gjitha rrugët mbeten të kalueshme

Lëkundje të fuqishme në Kaliforni, tërmeti shkakton panik pranë Los Anxhelosit

Lëkundje të fuqishme në Kaliforni, tërmeti shkakton panik pranë Los Anxhelosit

Rama pas vendosjes së Muralit: Nënë Tereza e ka vendin ne zemër të kryeqytetit, aty do të jetë

Rama pas vendosjes së Muralit: Nënë Tereza e ka vendin ne zemër të kryeqytetit, aty do të jetë

Anëtarët e misionit të OSBE-së u ndoqën dhe u përgjuan nga BIA gjatë zgjedhjeve të vitit 2023 në Serbi

Anëtarët e misionit të OSBE-së u ndoqën dhe u përgjuan nga BIA gjatë zgjedhjeve të vitit 2023 në Serbi

​Nedim Bajrami e shënon golin e dytë në Arabinë Saudite

​Nedim Bajrami e shënon golin e dytë në Arabinë Saudite

Përfundon protesta në Tiranë

Përfundon protesta në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën