Dy persona janë arrestuar në Han të Elezit pasi kanë grabitur një shtetase të huaj duke i marrë dy telefona dhe një shumë të parave.
Me vendim të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
“Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit nën kërcënimin e thikës i kishin grabitur dy telefona dhe 115€ para kesh nga dy viktimat meshkuj shtetas të huaj”, ka njoftuar policia.
Ndërsa në Pejë dy persona kanë hyrë në një lokal ku nën kërcënimin e thikës kanë grabitur një kuti në të cilin ishte një shumë e parave.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në lokalin ku ishte duke punuar kanë hyrë dy persona të dyshuar, të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur një kuti në të cilën ishin një shume e konsiderueshme te hollash. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në këmbë ne drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet nga policia.







