Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast grabitjeje ka ndodhur të shtunën në një barnatore në qytetin e Pejës.
Sipas punonjësit të barnatores, dy persona të panjohur kanë grabitur nga arka një shumë parash dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti duke u hetuar.
“Viktima m/k, punëtor në një barnatore ka njoftuar se dy persona të panjohur kanë grabitur nga arka një shumë parashë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.