TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Grabitje apo sulm terrorist ai i të hënës në Prishtinë?

Të hënën dy persona mbetën të plagosur në hyrjen e një qendre tregtare në Prishtinë, në atë që u tha se ishte një tentim-grabitje të një furgoni që po transferonte para. Por, dy kompanitë e sigurimeve kanë mohuar se furgoni apo ekipi ishin cak i grabitësve. I plagosur rëndë mbeti edhe Millosh Vukojeviq nga Leposaviqi. Tëvë1 ka pyetur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, nëse ky rast ka elemente të veprës terroriste, në një kohë kur Serbia po përballet me protestat më masive.

by Fidan Zejnullahu
11 muaj ago
8 0
A A

Është nga qendrat tregtare me të frekuentuara në vend.

E pikërisht hyrja e saj e mbuluar me kamera të hënën u kthye në një arenë dyluftimi.

Katër persona të armatosur rëndë, hasën në rezistencën e pjesëtarëve të sigurimit që po transferonin para me këtë furgon.

Nga të shtënat me armë, i plagosur mbeti njëri nga pjesëtarët e sigurimit dhe njëri nga grabitësit.

Pavarësisht se e gjithë ngjarja ndodhi afër këtij mjeti nga kompania “Besa Security” kanë thënë se furgoni i tyre nuk ishte cak i grabitësve.

Së ekipi i tyre mund të ketë qenë shenjetësr, e kanë mohuar edhe nga kompania “Istanbul Ozel Guvenlik”.

Njëri nga grabitësit që përfundoi i plagosur, është Millosh Vukojeviq nga Leposaviqi.

Për këtë rast, Tëvë1 i është drejtuar Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Këtu Tëvë1 ka pyetur nëse sulmi ka elemente të veprës terroriste.

Nga organi i akuzës, kanë thënë se janë duke vepruar me një nguti të posaçme për arrestimin e 3 të dyshuarve të tjerë.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i çështjes brenda afatit ligjor do të parashtron kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi i cili po dyshohet se e ka kryer veprën penale ”Grabitja” sipas nenit 317 dhe ”Mbajta në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa sa i përket personave të tjerë në bashkëpunim me organet e Policisë Prokuroria Themelore në Prishtinë janë duke vepruar me një nguti të posaçme për arrestimin e tre (3) personave të dyshuar të cilën ndodhen në arrati”, thuhet nga Prokuroria Themelore.

Por, a mund të përballet Kosova me një sulm të mundshëm terrorist, në një kohë kur Serbia po përballet me protestat më masive.

“Na mungojnë ato që policia dhe agjensonet i kanë në dispozicion, janë të vetmit ata që mund të flasim për motivet. Mirëpo neve na lejohet të flasim parimisht mbi përvojën tonë dhe zakonisht aktet terroriste ndodhin në vende ku krijohet panik e pasiguri, veprime të cilat krijojnë efekte dhe në ALBI MALLL ku ka frekuentim të madh ditor të qytetarëve, mund të jetë cak edhe i një aksioni të tillë”, thotw Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë.

Kajtazi ka kërkuar nga organet e sigurisë në Kosovë, të jenë sa më vigjilente.

“Për momentin serbët kanë hequr dorë nga një aksion masiv ushtarak në drejtim të Kosovës, për shkak të pranisë së NATO-së, dhe që pas vitit 2000 ata vazhdojnë ta sabotojnë shtetin e Kosovës dhe përdorin luftën hibride në drejtim të Kosovës. Kështu terrorizmi është njëra nga format e luftës hibride, e cila për qëllim arritjen e objektivave përmes asaj që është veprim asimetrik”, shprehet Kajtazi.

Vetura më të cilën po udhëtonte Millosh Vukojeviq me shokë, u gjet e djegur tërësisht në Hajvali të Prishtinës.

Tags: GrabitjePrishtinesulmi
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KKZ të Prizrenit

Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër

Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër

Gjermania konfirmon mbështetjen për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Kryqi i Kuq apelon për përmirësimin urgjent të kushteve të mjerueshme humanitare në Gaza

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Gjermania konfirmon mbështetjen për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Gjermania konfirmon mbështetjen për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Fermin Lopez e vazhdon kontratën me Barçën, 1 miliardë euro klauzola e lirimit

Fermin Lopez e vazhdon kontratën me Barçën, 1 miliardë euro klauzola e lirimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën