Dy punëtorë të një pompe të derivatesh kanë raportuar në polici se derisa kanë qenë duke punuar, dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës u kanë grabitur 500 euro dhe janë larguar.
Rasti ka ndodhur të martën në fshatin Banullë të Lipjanit.
“Fsh.Banullë, Lipjan 14.11.2023-02:26. Dy viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë në një pompë të derivateve, kanë raportuar se, derisa kanë qenë duke punuar, dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës u kanë grabitur 500 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore”, thuhet në njoftim e PK-së.
Nuk raportohet për të lënduar.