Gowing në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, tha se këto 100 bursa janë për ata që do të bëhen mësimdhënës.
“Qeveria sivjet e ka bërë një memorandum mes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal me Ministrinë e Arsimit për 100 bursa shtesë sepse deri tash kemi pas gjithmonë burse për Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Mirëpo këto janë 100 burse pikërisht për ata që do të bëhen mësimdhënës”, ka deklaruar ajo.
E pyetur se a ka bursa për të studiuar jashtë për studentët e komuniteteve, ajo u përgjigj duke thënë se për këto komunitete nuk ka bursa, teksa tha se ka pasur kontakt me disa ambasada në lidhje më këtë.
“Nuk ka pikërisht për këto komunitete, kuptohet që ka burse për të gjithë. Kam qenë në kontakt me disa ambasada për të shtyrë si mundemi me siguru që Rom, Ashkalit dhe Egjiptianët të jenë pjesë e atyre projekteve”, theksoi Gowing. /teve1.info/