TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Google përballet me padi prej 5 miliardë paundësh në Mbretërinë e Bashkuar

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Google përballet me padi prej 5 miliardë paundësh në Mbretërinë e Bashkuar

Google po paditet në Mbretërinë e Bashkuar për deri në 5 miliardë funte dëmshpërblim për akuzat se ka mbyllur konkurrencën në tregun e kërkimit në internet dhe ka abuzuar me këtë dominim për të mbajtur çmime më të larta për reklamat, raporton The Guardian.

Një padi kolektive e paraqitur në tribunalin e apelimit të konkurrencës të martën argumenton se kompania amerikane e teknologjisë ka marrë masa që i mundësojnë të ngarkojë çmime më të larta për promovimet që shfaqen në kërkimet në internet sesa mund të bëhej në një treg të ndershëm.

Padia pretendon se Google, që është në pronësi të kompanisë amerikane të teknologjisë Alphabet, ka kontraktuar prodhuesit e telefonave për të instaluar paraprakisht aplikacionin e kërkimit Google dhe shfletuesin Chrome në pajisjet Android dhe ka paguar Apple për ta bërë motorin e saj të kërkimit motorin e parazgjedhur në iPhone, me qëllimin për të mbyllur konkurrencën.

Padia është paraqitur nga eksperti i ligjit të konkurrencës Or Brook në emër të mijëra bizneseve dhe akuzon Google se ka siguruar që motorri i saj i kërkimit të ketë më shumë funksionalitete dhe veçori për ofrimin e reklamave të Google sesa ai i konkurrentëve të saj.

Një zëdhënës i Google tha: “Ky është një tjetër rast spekulativ dhe oportunist – dhe ne do ta luftojmë atë me forcë. Konsumatorët dhe reklamuesit përdorin Google sepse është i dobishëm, jo sepse nuk ka alternativa”.

Brook tha se bizneset kishin pothuajse asnjë mundësi tjetër përveçse të përdornin reklamat e Google për të reklamuar produktet dhe shërbimet e tyre.

“Regullatorët në të gjithë botën e kanë përshkruar Google si një monopol dhe sigurimi i një vendi në faqet kryesore të Google është thelbësor për dukshmërinë”, tha ajo në një deklaratë.

“Google ka shfrytëzuar dominimin e saj në tregun e kërkimit të përgjithshëm dhe atë të reklamave në kërkim për të mbajtur çmime më të larta për reklamuesit”.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve nisi një hetim në Mbretërinë e Bashkuar në janar për shërbimet e kërkimit të Google, duke përfshirë ndikimin e tyre në tregjet e reklamave.

Ai tha në atë kohë se miliona njerëz dhe biznese varen nga shërbimet e Google, të cilat përbënin 90% të kërkimeve dhe ishin përdorur nga më shumë se 200,000 biznese në Mbretërinë e Bashkuar për të reklamuar, hetimi i të cilit është ende në vazhdim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Meta bashkëpunon me median për të zgjeruar përmbajtjen e asistentëve të IA

Meta gjobitet me 805 milionë euro në Itali, dyshohet se Facebook kishte akses në fotot private të miliona përdoruesve

Microsoft shkurton 3 përqind të fuqisë punëtore

Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft-it mund të ketë kushtuar 7 miliardë dollarë

Microsoft ngadalëson qëllimshëm Windows

Microsoft njofton se produktet dhe shërbimet për konsumatorët janë rikthyer plotësisht në funksion

Ndërprerje globale në shërbimet e Microsoft-it, probleme me Outlook, Teams dhe Copilot

Ndërprerje globale në shërbimet e Microsoft-it, probleme me Outlook, Teams dhe Copilot

Dita e dytë e vizitës në Kosovë, Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia e tij në Prishtinë

Dita e dytë e vizitës në Kosovë, Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia e tij në Prishtinë

ZKA nis auditimin e furnizimit me ujë të pijshëm

ZKA nis auditimin e furnizimit me ujë të pijshëm

Sulmi i Huthëve dëmton kullën më të lartë në Riad

Sulmi i Huthëve dëmton kullën më të lartë në Riad

Arrestohen 8 persona dhe mbyllen lokale të “muzikës live” dhe “qendra masazhi”

Arrestohen 8 persona dhe mbyllen lokale të “muzikës live” dhe “qendra masazhi”

Kamberi në Kuvendin e Serbisë: Nuk negociojmë për të drejtat e shqiptarëve, nuk i shkëmbejmë me poste politike

Kamberi në Kuvendin e Serbisë: Nuk negociojmë për të drejtat e shqiptarëve, nuk i shkëmbejmë me poste politike

​Aleanca kritikon projektbuxhetin 2027: Nuk është zhvillimor, por konsumues

​Aleanca kritikon projektbuxhetin 2027: Nuk është zhvillimor, por konsumues

Kosova prin në botë për numrin e të diplomuarve në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Kosova prin në botë për numrin e të diplomuarve në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën