Me golin e mesfuhsorit Medon Berisha, të dielën mbrëma, Lecce ka shënuar fitore në elitën e futbollit italian.
Lecce fitoi 1:0 në udhëtim te Fiorentina, në kuadër të xhiros së dhjetë të Serie A të Italisë.
Berisha, i cili shënoi supergol ndaj Udineses javë më parë, golin e dytë të sezonit e shënoi në minutën e 23-të. Mesfushori i Shqipërisë, që e ka edhe një asistim në këtë edicion, realizoi nga afërsia.
Berisha luajti deri në minutën e 76-të, derisa mesfushori tjetër i “kuqezinjve”, Ylber Ramadani, e kompletoi ndeshjen.
Lecce me këtë fitore ka nëntë pikë, pesë më shumë se Fiorentina që është në pjesën e poshtme të tabelës.
Gjithashtu, Berisha pas takimit është shpallur edhe lojtar i ndeshjes.










