Është arrestuar një person në Prizren, pasi që ka goditur me veturë një këmbësor.
Nga kjo ngjarje, këmbësori ka mbetur me lëndime trupore.
Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, ka goditur këmbësorin –viktimë mashkull kosovar duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /teve1.info/