Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas PK-së, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 28.06.2022 – 11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti me motoçikletë ka goditur zyrtarin policor mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /teve1.info/