TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

GLSP: 11 ministri dhe Zyra e kryeministrit funksionojnë me ushtrues detyre të Sekretarit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
GLSP: 11 ministri dhe Zyra e kryeministrit funksionojnë me ushtrues detyre të Sekretarit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën “Një administratë publike e varur nga ushtruesit e detyrës: cilat janë pasojat dhe zgjidhjet për të zbutur rreziqet?.

Arbëresha Loxha-Stublla, drejtoreshë ekzekutive në GLPS, tha se situata me ushtrues detyre është bërë një fenomen i rregullt në administratën publike të Kosovës.

Ajo tha se nga 15 ministri sa ka Qeveria aktuale, vetëm 4 prej tyre kanë sekretar me mandat të plotë e 11 të tjera funksionojnë me ushtrues detyre. Ajo po ashtu theksoi se po ashtu edhe zyra e kryeministri nuk ka sekretar me mandat të plotë.

“Ne kemi parë që fenomeni i mos plotësimit i pozitave është bërë një rregull në administratën publike. Kjo situatë është shfrytëzua nga të gjitha qeveritë, nga viti 2020 është bërë një fenomen shqetësuese. Një numër i madh i pozitave të larat mbahen me ushtrues detyre në Kosovë dhe kjo. Kjo natyrisht e vë në pikëpyetje edhe zbatimin e ligjit për zyrtarët publik. Nga 15 ministri sa ka gjithsej Qeveria e Kosovës vetëm katër ministri kanë sekretar me mandat të plotë, të tjerat funksionojnë me ushtrues detyre. Edhe vetë zyra e kryeministri nuk ka sekretar me mandat të plotë. Ne kemi vërejtur fenomeni ne disa procedura të rekrutimit, është bërë një lloj fenomeni që edhe pse proceduarat janë në rregull personat nuk zgjedhën”, tha ajo.

Naser Shamolli, hulumtues i lartë në GLPS, i cili prezantoi këtë analizë, tha se ky fenomen është duke ndodhur për shkak të ndryshimeve të ligjeve.

Sipas tij, kjo dukuri filloj të shprehte më shumë në vitin 2011, ai shtoi se duhet që të parandalohen menjëherë marrëdhëniet e punës për ushtrues detyre.

“Ky fenomen ka ndodhur që disa vite që është fenomen që ka prekur shtete fqinje dhe shtete e BE-së. Deri në vitin 2010 kemi pas një rregullore për shërbyes civil, që nuk ka qenë dukuri e shprehur. Kjo dukuri filloj të shprehët më shumë 2011 kur kanë ndodhur disa ndryshime të ligjeve. Problematikë ka qenë afati që ka qenë 3 mujorë. Kemi vetë deklarues që ka thënë se ka deri 7 vite që bënë ushtrues detyre. Elementi tjetër që është problematik është se këta ushtrues është dashur që të bëjnë zëvendësime. Në vitin 2010 shumica e sekretarëve kanë qenë me ushtrues detyre, por që atëherë ka qenë e ligjshme këto dispozita, më vonë kur është bërë këto dispozita përfundimisht erdhëm në përfundim që ligji për zyrtarë publik ta ndaloj mundësin që të rregullohen pozitat me ushtrues detyre. Sot kemi kaluar në procese të riorganizimit, sot kemi pozita të lira dhe kemi dukurin e ushtruesit të detyrës. Periudha e ushtruesit të detyrës është 6 muaj me mundësi zgjedhje. Problemi parë është afati, mendoj që është e pa mundshme të caktosh një afat të saktë që të zbatohet në fund”, tha ai.

Kurse, zëvendësdrejtori i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bislim Bislimi, tha se kjo formë po e vështirëson punën.

Ai tha se nuk e kupton faktin se pse zyrtarë e lartë nuk janë duke ndërmarr hapa.“Unë kam vetëm dy muaj që jam zgjedhur në atë pozitë. Momentin e marrjes së detyrës, e kemi vërejt shumë mungesën e rekrutimeve. Me marrjen e kësaj detyre kemi marr disa proceduar që janë duke u zhvilluar që shpresoj që të kenë sukses. Kjo rritja e ushtruesve të detyrave, ka rritë barrën, vështirësinë. Te aspekti i shkaqeve pse kemi ardhur deri këtu, ato që u thanë janë të qëndrueshëm. Janë ndikuar edhe disa nivele me ndryshimin e ligjeve. Ka pasur këtu edhe pjesën e vetë të ndikimit edhe pozicionime ndryshe nga ajo që përcaktojnë ligjet në fuqi të vendimmarrësve. Unë nuk i mirëkuptoj fare as një titullar përkundër faktit që me vite kanë u.d e përsëri nuk kanë bërë as një hap tutje, ky është qartazi një problem i rëndë edhe këto raste nuk mund të justifikohen as nga ana ligjore. Jashtëzakonisht me rëndësi ky debat sot që mundësisht të ketë një ngritje të këtij problemi” tha ai.

Mikaela Gronqvist, nga Zyra e BE në Kosovë, tha se për vite me radhë kanë qenë të shqetësuar sa i përket rritjes së numrit të ushtruesve të detyrës.

“Ne kemi mjaftë njohuri dhe përcjellim reformat që ndërmarr qeveria sa i përket administratës publike. Për vite me radhë kemi qenë të shqetësuar me atë qe e kemi parë me rritej e numrit të ushtruesve të detyrës tek nivelet e larta si dhe të tjerat. Sa i përket ushtruesve të detyrës nuk është se është bërë shumë nga Qeveri për të përmirësuar këtë situatë. Nuk ka emërime të personave pas konkursit, kjo është shqetësuese dhe do të ketë një numër të madhe të u.d në administratën publike, kjo është në rregull në Kosovë”, tha ajo./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL-UÇK themelon Këshillin Organizues për aktivitete përkujtimore dhe ceremoniale

OVL-UÇK themelon Këshillin Organizues për aktivitete përkujtimore dhe ceremoniale

Presidenca për vizitën e Osmanit në Washington: Kosova u lartësua në arenën ndërkombëtare

Presidenca për vizitën e Osmanit në Washington: Kosova u lartësua në arenën ndërkombëtare

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Berisha: Protesta e djeshme më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit 1991

Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën