TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjysmëfinalja e Kupës përplas “armiqtë” e përbetuar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjysmëfinalja e Kupës përplas “armiqtë” e përbetuar

Rivaliteti më i ndezur i futbollit italian vjen me një akt spektakolar. Juventus – Inter luhet këtë të martë, me dy armiqtë e përbetuar të futbollit të përtej Adriatikut që këtë herë përplasen në kërkim të një bilete për në finalen e Kupës së Italisë.

Gjysmëfinalja e parë do të luhet në “Allianz Stadium”

Derbi i Italisë premton edhe këtë herë spektakël dhe emocione, Juve – Inter mbetet klasikja për ekselencë e futbollit italian, teksa situata që përjetojnë skuadrat e bën akoma dhe më të inkandeshente.

Bardhezinjtë vijnë në këtë përballje të karikuar si rrallëherë: në 9 ndeshjet e fundit kanë regjistruar 8 fitore dhe vetëm një humbje, janë 5 sukseset radhazi ndërkohë që në dy të fundit, mundën pikërisht Interin në kampionat me golin e firmosur nga Kostic, ndërsa më pas mposhtën edhe Veronën.

Nga ana tjetër, Simone Inzaghi prezantohet në “Allianz Stadium” në mënyrën më të keqe të mundshme, Interi vjen në këtë sfidë pas 3 disfatave radhazi në kampionat, teksa ka shijuar vetëm një herë suksesin në 5 ndeshjet e fundit, në fitoren 2-0 ndaj Lecces.

Humbja ndaj Fiorentinës ka pështjelluar edhe më shumë ujërat, të shumtë janë ata që kërkojnë shkarkimin e Inzaghit, me trajnerin që varet në fije të perit, e megjithatë duket se do të rezistojë të paktën deri në sfidën e parë të çerekfinaleve të Championsit me Benfikën.

Skuadra ndërkohë ka humbur identitetin, me sulmuesit që janë një kopje e shëmtuar e atyre të sezonit të shkuar, teksa tani në rrezik është vënë edhe vendi i katërt në kampionat, që siguron pjesëmarrjen në Champions për edicionin dhe për Interin kjo sfidë mund të jetë një udhëkryq i rëndësishëm për të përcaktuar se si do të jetë finalja e sezonit.

Juventusi aktualisht në vendin e 7-të të klasifikimit me 44 pikë, por nëse llogariten edhe 15 pikët e hequra nga dënimi për çështjen e falsifikimit të bilanceve, do të ishte në vendin e dytë, me Max Allegrin që përsërit se ky është klasifikimi real i bardhezinjve.

Për sa u përket formacioneve të mundshme, në shtëpinë e Juves Allegri, pas “turnoverit” në kampionat, duket se do t’u besojë më të mirëve në sulm, Vlahovicit dhe Di Marias, edhe pse mbetet i mundshëm dhe opsioni Kean në modulin 3-5-2, ku në të djathtë Cuadrado është në avantazh ndaj De Sciglios, teksa në portë mund të jetë Perin.

Inzaghi për transfertën e Torinos do të jetë sërish pa turkun Calhanoglu e Skriniar, moduli i nisjes do të jetë tradicionali 3-5-2, me Lautaron që do të rikthehet nga minuta e parë, ndërkohë që në krah të tij ka më shumë shanse të jetë Dzeko sesa Lukaku, shpërdorues i pabesueshëm ndaj Fiorentinës

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova fiton ndaj Bosnjës, por nuk avancon tutje

Kosova fiton ndaj Bosnjës, por nuk avancon tutje

Drita e fiton derbin

Drita e fiton derbin

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Erblin Osmani debuton te Bayerni

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot kryesisht i vranët të hënën

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën