Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes Dukagjini – Feronikeli 74.
Ndeshja luhet të mërkurën në Klinë dhe i takon çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Gjyqtari Bejtullahu edhe në të kaluarën ka ndarë drejtësi në shumë ndeshje të Dukagjinit dhe nuk ka kaluar pa u komentuar në opinion.
Të mërkurën luhen edhe ndeshjet tjera çerekfinale Ferizaj – Vushtrria, Ballkani – Gjilani, kurse të enjten Llapi e pret Malishevën.







