TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Gjyqtarët në sy të kritikave, kërkohet formimi i shoqatës për mbrojtjen e tyre

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Gjyqtarët në sy të kritikave, kërkohet formimi i shoqatës për mbrojtjen e tyre

Kritikat e ashpra të drejtuesve të klubeve dhe trajnerëve po konsiderohen të panevojshme dhe të tepruara. Megjithëse gjyqtarët kosovarë në shumë raste marrin besimin e UEFA-s për të ndarë drejtësinë në ndeshje ndërkombëtare, në Kosovë ata janë në syrin e kritikave për shkak të vendimeve të tyre në ndeshjet e futbollit.

Ish-gjyqtari Shyqri Gashi, thotë se në Kosovë gjyqtarët nuk janë të mbrojtur ashtu siç duhet, pasi çdo klub dëshiron me “çdo kusht” fitoren.

“Dukuritë janë që secili klub, secili menaxher e trajner ka dëshirë të fitojë dhe tani gjënë më të vogël që e bënë gjyqtari, të gjithë shkojnë (ankohen) te gjyqtari …Kështu që gjyqtarët në përgjithësi nuk janë shumë të mbrojtur sa është dashur të jenë. Ne kemi për momentin arbitra shumë të mirë në Superligën e Kosovës. Aty janë vërejtur edhe referimet e tyre që kanë dalë edhe në Evropë, kështu që nuk ka vërejtje nga lart, por gjithnjë ka vërejtje te klubet tona, të cilat gjithnjë dëshirojnë të fitojnë me çdo kusht ndeshjen, nuk pranojnë kurrsesi humbjen”, thotë Gashi.

Nga ana tjetër, eksperti i arbitrimit, Hajriz Hajdari bën thirrje që të krijohet Shoqata e Gjyqtarëve të Kosovës, e cila do të mbronte gjyqtarët në raste të tilla. Madje, ai thotë se krijimi i kësaj shoqate është e paraparë edhe me rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s.

“Shoqata duhet të ekzistojë, sepse më herët ka ekzistuar shoqata. Kur kam qenë gjyqtar i futbollit kemi pasur shoqatën…Shoqata është hequr për disa telashe atëherë, por ajo nevojitet sepse e kemi edhe udhëzimin e UEFA-s dhe FIFA-së. Nëse UEFA dhe FIFA e kuptojnë që nuk kemi shoqatë, ata na eliminojnë edhe nga kjo organizatë, sepse faktikisht duke të ketë shoqatë si çdo kund në botë sepse duhet të caktohen njerëzit që e duan gjyqtarët e mos t’i përfaqësojë një njeri gjyqtarët pa dëshirën e tyre”, tha Hajdari.

Hajdari tregon se Shoqata e Gjyqtarëve ishte shuar në kohën e kryetarit të FFK-së Fadil Vokrri për shkak të ndërhyrjeve dhe konflikteve për delegimin e gjyqtarëve për ndeshjet që do të zhvilloheshin.

“Kemi pasur probleme me shoqatë, ka pasur ndërhyrje dhe në momentin që bëhen ndërhyrje nga lartë, shkelet e drejta e votës së gjyqtarëve ose e personave zyrtarë, sepse aty hyjnë edhe vëzhguesit e ndeshjeve në ato regjione për t’i zgjedhur organet e veta. Aty ka pasur konflikte dhe probleme dhe aty është hequr, do të thotë në momentin kur ka qenë edhe kryetari Fadil Vokrri ka qenë dhe i ka hequr për një kohë të caktuar derisa të ulen dhe të gjejnë një formë dhe sot e asaj dite kemi mbetur pa shoqatë. Faktikisht, kanë shoqatë trajnerët, kanë shoqatë klubet, vetëm gjyqtarët nuk kanë shoqatë që është për mjerim”, tha Hajdari.

Ndryshe, pakënaqësitë e trajnerëve dhe drejtuesve të klubit ndaj gjyqtarëve kanë nisur edhe për shkak të vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës që caktimi i tyre për ndeshjet e Superligës së Kosovës të bëhet përmes shortit, e jo përmes delegimit siç ishte praktikuar deri një vit më parë.

 

Tags: gjyqtaretUEFA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians

Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians

Futbollistet e Mitrovicës me fitore të thellë në Champions League

Futbollistet e Mitrovicës me fitore të thellë në Champions League

Klubi irlandez reagon për flamurin anti-Kosovë: Veprim nga një individ që nuk është tifoz i klubit

Klubi irlandez reagon për flamurin anti-Kosovë: Veprim nga një individ që nuk është tifoz i klubit

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Rrahmani i kënaqur me trajnerin Allegri

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

“InfoNata” 22.07.2026

“InfoNata” 22.07.2026

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Kos: Përfaqësues të shoqërisë civile serbe po përballen me fushatë shpifëse dhe sulme personale

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën