TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjyqtarët e Kushtetueses nuk do t’i nënshtrohen vettingut

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kushtetuesja: MASHTI nuk mund t’i përcaktojë vetes kompetenca që nuk i janë përcaktuar me ligj

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do t’i nënshtrohen vettingut, gjë të cilit do t’i nënshtrohen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend.

Mospërfshirjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në procesin e vettingut, njohës të sistemit të drejtësisë e arsyetojnë me atë se Gjykata Kushtetuese është gjykatë e re, e paraparë me Kushtetutë dhe e themeluar me një ligj të veçantë.

Procesi i Vettingut në sistemin e drejtësisë i nisur nga Qeveria, në fund të vitit të kaluar u bart në Kuvend. Për përgatitjen e bazës ligjore për vettingun dhe administrimin e tij u formua Komisioni ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar.

Kuadri ligjor pritet të finalizohet gjatë këtij viti. Kjo i hap rrugë fillimit të vettingut të cilit do t’i nënshtrohen gjyqtarë e prokurorë, por jo edhe gjyqtarët e Kushtetueses.

Në Shqipërinë fqinje, vettingu i kishte prekur edhe gjyqtarët e kushtetueses. Kjo praktikë është e rrallë dhe e panevojshme për Kosovën, thotë juristi Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Vetingu edhe për gjyqtarët e Kushtetueses ka qenë karakteristikë për Shqipërinë. Por, në Kosovë një gjë e tillë nuk ka kuptim, sepse gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë mandat të përhershëm siç janë gjyqtarët dhe prokurorët e rregullt. Emërohen nga Kuvendi i Kosovës përmes një procesi që kryesisht udhëhiqet nga Kuvendi. Pra, është e pakuptimtë të zhvillohet një proces i vetingut për një numër të caktuar të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetueses që kanë mandat maksimumi 9 vite”, tha Miftaraj.

Nga ana e tij, profesori universitar, njëherësh ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se gjyqtarët e kushtetueses mund t’i nënshtrohen vettingut të fundit, ashtu siç ka ndodh në shumë vende.

“Për mos përfshirjen tash janë dy situata; e para, se Gjykata Kushtetuese është gjykatë e re në raport me gjykatat e tjera në vend. Dhe e dyta është se Gjykata Kushtetuese nuk është në kuadër të Ligjit mbi sistemin juridik të Kosovës, por është themeluar me ligj të veçantë apo “lex-specialis”. Për këtë arsye mund të vonohet, por më vonë edhe gjyqtarët e kushtetueses kanë për t’iu nënshtruar procesit të vetingut”, tha ai.

Mospërfshirja e gjyqtarëve kushtetuese në vetting përmendet edhe në Koncept dokumenti për zhvillimin e procesit të Vettingut. Aty, mes tjerash thuhet se “vettingu për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, do të nënkuptonte ndryshime të thella në Kushtetutë apo suspendim të neneve kushtetuese që flasin për përbërjen, mandatin, pavarësinë dhe organizimin e saj, rezultati i të cilave s’do të ishte përmirësimi i Gjykatës Kushtetuese, por bllokim i saj”./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Emisioni “Info Nata”

Emisioni “Info Nata”

Therret me thikë një person në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Heqja e masave ndëshkuese nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Kraki: Heqja e masave ndëshkuese nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Emisioni “Info Nata”

Emisioni “Info Nata”

Therret me thikë një person në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Heqja e masave ndëshkuese nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Kraki: Heqja e masave ndëshkuese nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Pse mërgata u vu në qendër të fushatës së LVV-së? – flet Nezir Kraki

Pse mërgata u vu në qendër të fushatës së LVV-së? – flet Nezir Kraki

Kurti: Kushdo që mendon se mund ta sulmoj Kosovën do të mendoj dy herë

Kurti: Kushdo që mendon se mund ta sulmoj Kosovën do të mendoj dy herë

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.12.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.12.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën