TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjyqi ndaj ish-ministrit Shala dhe ish-sekretarit Krasniqi, dëshmon drejtori i Zyrës Ligjore

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ne Departamentin e Krimeve të Rënda ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit Endrit Shala dhe ish-sekretarit të Ministrisë së Tregtisë, Vesel Krasniqi, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

by tëvë1
6 muaj ago
0 0
A A

Autori: Jona Kelmendi

Këtë të martë para Gjykatës Themelore në Prishtinë dolën përsëri ish-ministrat Endrit Shala dhe ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë, Vesel Krasniqi, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë Speciale, Shala akuzohet se ka favorizuar kompaninë e baxhanakut të tij me mbi 732 mijë euro përmes një vendimi të vitit 2019, ndërsa Krasniqi akuzohet se ka shkaktuar dëm mbi 11 milionë euro buxhetit të shtetit, përmes një udhëzimi administrativ për kontrollin e naftës.

Si dëshmitar në këtë seancë ishte ftuar ish kryeministri, Avdullah Hoti, por i njëjti për arsye të panjohura nuk i është përgjigjur ftesës së gjykatës.

Ndërsa procesi gjyqësor  ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Mentor Borovci, drejtor i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit.

I pyetur nga prokurori Milot Krasniqi për kompetencat e Zyrës Ligjore, dëshmitari Borovci tha që është njësi organizative në kuadër të zyrës së kryeministrit.

“Zyra Ligjore është njësi organizative në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, me mandat kryesor për përgatitjen e programit legjislativ dhe bashkëpunimin me ministritë për hartimin e legjislacionit sekondar.”, është shprehur Borovci.

Ndërkohë në anën tjetër Avokati i Endrit Shalës, Besnik Berisha, kundërshtoi disa pyetje të prokurorit.

“Dëshmitarit po i parashtrohet pyetja sikur ky të ishte ekspert për çdo gjë, ndërkohë që rrethanat për të cilat është ftuar lidhen ekskluzivisht me Zyrën Ligjore dhe një opinion që ka dhënë Zyra Ligjore lidhur me udhëzimin administrativ, i cili për Prokurorinë Speciale është kontestues. Me sa e dimë, nuk është ftuar si ekspert i hartimit të legjislacionit e as si zëdhënës i qeverisë apo i organeve të tjera ligjzbatuese”, ka thënë Berisha.

E lidhur me draft-udhëzimin administrativ për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve, dëshmitari tha se nuk i kujtohet.

“Nuk më kujtohet saktësisht jom mundu që më i grumbullu ato dëshmitë materiale që kanë pasë të bëjnë më këtë përiudhen e nxjerrjës së opinionit të zyrës ligjore edhe qysh na ka ardh kërkesa nga ana e kryeministrit por ajo pjesë është e largët edhe nuk e mbajë mend”, është shprehur tutje Borovci.

I pyetur nëse kishte raste kur Kryeministri i kishte kërkuar një ministri ta shfuqizonte një akt nënligjor dhe ministri nuk ishte bindur, Borovci sërish tha që nuk i kujtohet.

“Ka ndodhur që Kryeministri të kërkojë shfuqizimin, por rast kur ministri nuk i është bindur nuk më kujtohet”, ka përfunduar Borovci.

Ndërkaq seanca e sotme mbeti në gjysmë për të vazhduar me datat 4 dhe 5 nëntor.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën