TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykimin e krimeve të luftës – kërkohet hetim më efikas nga Prokuroria e Policia

Gjykimi për krime lufte po shihet si i vështirë për shkak të kohës që ka kaluar nga lufta e fundit në Kosovë dhe vdekja e dëshmitarëve. Andaj po kërkohet hetim më efikas nga Prokuroria e Policia, në marrjen e dëshmive nga dëshmitarët e asaj kohe.

by Lindrit Zejnullahu
3 javë ago
0 0
A A

I akuzuari për krime lufte, Dragan Ristiq u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë të mërkurën.

Sipas kësaj Gjykate, nuk është arritur të provohet fajësia e tij vetëm nga dëshmitë e dëshmitarëve.

Gjykimi për krime lufte po bëhet më i vështirë edhe për shkak të vdekjes së disa prej dëshmitarëve dhe distancës kohore që ka kaluar.

Andaj, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se kjo bëhet më e vështirë edhe për shkak të mungesës së bashkëpunimit juridik mes Kosovës e Serbisë.

“Në këtë fushë nuk shkëmbehen informatat mes dy shteteve dhe sigurisht kjo klima është duke shkuar në favor të atyre personave të cilët kanë bërë krime të luftës për arsye se njëfarë forme të njëjtit amnistohen nga shteti për arsye se nuk shkëmbehen informatat për personat të cilët kanë kryer krimet e luftës”, tha ai.

Në këto rrethana, ai vlerëson se duhet një hetim më efikas si nga Prokuroria Speciale ashtu edhe Policia e Kosovës.

“Vetëm 75 persona janë dënuar me vendime të plotfuqishme dhe në anën tjetër gjatë luftës kanë humbur jetën më shumë se 10 mijë viktima civile. Sigurisht se në asnjë gjyqësor, gjykatë apo asnjë shtet nuk do të mund të procesohen ose dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime të luftës por eprorët të cilët kanë pasur planet kriminale, kanë dhënë urdhëra për dëbime, vrasje, së paku të njëjtit të gjykohen sipas përgjegjësisë komanduese”, u shpreh Alija.

Edhe avokati Ardian Bajraktari qër përfaqëson disa prej viktimave të krimeve të luftës, thotë se duhet punë më e madhe në marrjen e deklaratave të dëshmitarëve.

“Natyrisht fakti që ka kaluar një periudhë e gjatë kohore kjo e vështirëson tej mase procesin e hetimit, prandaj duhet institucionet me theks të veçantë Policia në koordinim me Prokurorinë që të ndërmarrë veprime sa më parë të jetë e mundur në drejtim të marrjes së dëshmive të tyre ekzistojnë edhe procedura të veçanta në kuadër të dispozitave dhe Kodit të Procedurës Penale që mundësojnë marrjen e dëshmive të tilla në mënyrë që ato pastaj të përdoren si prova valide dhe të vlefshme në procedura gjyqësore”, tha Bajraktari.

Ndryshe, në vitin 2023 është krijuar Instituti për Krime Lufte e që synim ka dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën