TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët, nis dëshminë oficeri i shërbimeve të inteligjencës së Britanisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët, nis dëshminë oficeri i shërbimeve të inteligjencës së Britanisë

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 14-të me radhë në këtë çështje gjyqësore, Francis Ladëidge, oficer i shërbimeve të inteligjencës së Britanisë, që gjatë luftës ka shërbyer në Kosovë.

Ky dëshmitar mban kodin 02153 i cili do përgjigjet fillimisht në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Paraprakisht nga ana e mbrojtjes është kundërshtuar shënimi zyrtar i ZPS-së për dëshmitarin me kodin 02153, duke pretenduar se këto janë deklarime të reja të cilat i janë ofruar mbrojtjes gjatë fundjavës dhe se të njëjtit nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur.

Po ashtu nga ekipet mbrojtëse është thënë se dëshmitari gjatë dëshmisë së tij para ZPS-së ka dhënë shumë opinione ndërkaq nuk është thirrur si ekspert, për këtë arsye pyetjet nuk duhet të zhvillohen në atë mënyrë që të merren parasysh opinionet e dëshmitarit.

Kurse nga ana e ZPS-së është thënë se ky dëshmitar është dëshmitar i faktit dhe se nuk do mbështeten tek opinionet si dhe deklarimet në shënimin zyrtar janë dhënë vullnetarisht nga ana e tij.

Lidhur me këto çështje trupi gjykues ka dhënë urdhër gojor ashtu që ka vendosur që opinioni nuk duhet të nxjerrët nga prokuroria por të mbështetet në fakte që verifikohen si dhe ka udhëtuar ZPN-së që të redaktojë informacionin që përmban shënimi zyrtar.

‘‘Prova të tilla në parim nuk duhet të nxjerrën nga ZPS’’, ka thënë gjykatësi Charles Smith.

Tutje, lidhur me dokumentet për dëshmitarin 02153 kanë thënë që këto dokumente po qojnë në deklarata të reja andaj trupi gjykues do ju japin peshë aq se meritojnë.

Por thanë që shënimet zyrtare duhet të reflektojnë vetëm korrigjimet kurse deklaratat e reja të paraqiten në shënimin njoftues ashtu që ZPS të kërkojë pranimin e tyre në sall të gjyqit.

Dëshmia e dëshmitarit të 14-të me radhë, Francis Ladëidge pritet të mbahet në sesion publik.

Paraprakisht, e ka përfunduar dëshminë e tij, ish-komandant Remi.
Në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ka përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarit Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Partitë e tjera po bëjnë premtime ekonomike pa mbulesë

Kurti: Partitë e tjera po bëjnë premtime ekonomike pa mbulesë

​Hamza premton fond për të papunët, rritje 50 për qind të pagave e pensioneve

​Hamza premton fond për të papunët, rritje 50 për qind të pagave e pensioneve

Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Kujtesa në Fotografi: Xhamitë e shkatërruara në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë

Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Kujtesa në Fotografi: Xhamitë e shkatërruara në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë

Aktakuzë ndaj Ramadan Morinës, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë

Zelenskyy: Prodhimi i dronëve në rrezik pa marrëveshjen e aseteve të ngrira ruse

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin 2026 pa praninë e Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin 2026 pa praninë e Erion Veliajt

Gazetari nga Shqipëria: Kaosi në Kuvend, i parashikuar dhe i koordinuar nga dy partitë

Gazetari nga Shqipëria: Kaosi në Kuvend, i parashikuar dhe i koordinuar nga dy partitë

Fermerët bllokojnë rrugët në Bruksel për shkak të marrëveshjes kontroverse me Amerikën e Jugut

Fermerët bllokojnë rrugët në Bruksel për shkak të marrëveshjes kontroverse me Amerikën e Jugut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën