TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykimi për vrasjen misterioze të Bedri Rexhepit, i akuzuari betohet se s’ka lidhje me rastin

Gjykimi për vrasjen misterioze të biznesmenit Bedri Rexhepi po shkon drejt fundit. Sot radhën për të folur e pati i akuzuari për pjesëmarrje në vrasje, Nexhat Vllasaliu, i cili e mohoi përfshirjen e tij. Betimi i Vllasaliut se nuk e ka njohur asnjëherë Bedri Rexhepin, nxiti një reagim të ashpër nga familja e të ndjerit.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
1
A A
Gjykimi për vrasjen misterioze të Bedri Rexhepit, i akuzuari betohet se s’ka lidhje me rastin

Nexhat Vllasaliu po e mohon kategorikisht përfshirjen e tij, në një prej vrasjeve më misterioze në Kosovë në vitet e fundit.

Vlasaliu, akuzohet se bashkë me vëllanë e tij, Jetonin, e vranë biznesmenin Bedri Rexhepi, trupi i të cilit nuk u gjet për disa muaj.

Sipas Prokurorisë, Rexhepi u vra për shkak se vëllezërit Vllasaliu donin të përfitonin nga ai 30 mijë euro, dhe ekzekutimi u bë me një plan të hartuar mirë.

Në seancën e sotme, siç ka bërë edhe në të kaluarat, i akuzuari u deklarua se ai nuk ka të bëjë asgjë me këtë rast.

Ky deklarim i Vllasaliut nuk u prit mirë nga familja e të ndjerit.

Ndryshe nga Nexhati, vëllau i tij Jetoni e ka pranuar se e ka varrosur trupin e Bedri Rexhepit në pyll, mirëpo ka thënë se disa persona të maskuar e kanë kryer vrasjen.

Për disa deklarata të vëllaut të tij të cilat e përfshijnë në rast edhe Nexhatin, ai kërkoi një përballje.

Vllasaliu ka folur edhe për disa biseda me ndërmjetësuesit e familjes së tij dhe familjes Rexhepi.

Nexhat Vllasaliu refuzoi që t’i përgjigjet pyetjeve të avokatit të familjes Rexhepi, Besnik Berisha.

Gjykimi në këtë rast është drejt fundit. Para shpalljes së aktgjykimit, palët do t’i thonë fjalët e tyre përfundimtare në muajin maj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

27 vjet nga Beteja e Koshares

27 vjet nga Beteja e Koshares

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

Parashikimi i motit për të shtunën

Moti sot me diell e vranësira

27 vjet nga Beteja e Koshares

27 vjet nga Beteja e Koshares

​Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

​Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

Parashikimi i motit për të shtunën

Moti sot me diell e vranësira

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën