TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gjykimi për krime lufte, “Kosova të mësojë nga gabimet e Bosnjës”

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Gjykimi për krime lufte, “Kosova të mësojë nga gabimet e Bosnjës”

Drejtoresha e organizatës “Medica Zenica”, që vepron në Bosnje dhe Hercegovinë, Sabiha Husiq deklaron se nuk mjaftojnë katër prokurorë në ndëshkimin e krimeve të luftës, aq sa aktualisht numëron Kosova.

Ajo thotë se shteti duhet të krijojë mjedis të sigurt për të mbijetuarat që dëshmojnë për atë çfarë kanë përjetuar dhe që autorët e këtij krimi të ndiqen penalisht.

Reklamë

Sabiha Husiq, e cila udhëheq organizatën më të vjetër të grave në Bosnje, konsideron se është e rëndësishme që gratë dhe burrat të flasin për torturat që kanë përjetuar nga kriminelët serbë.

“Para së gjithash, shteti duhet të krijojë një mjedis të sigurt për vetë të mbijetuarat që kanë folur ose do të flasin për traumën e tyre, kur them një mjedis të sigurt, kam parasysh edhe mundësinë për t’u dhënë liri kur ajo, ata duan të flasin dhe të aplikojnë për statusin e tyre, dhe kjo me siguri do t’i motivojë dhe inkurajojë gratë që të japin dëshminë e tyre në mënyrë që autorët e këtij krimi lufte të ndiqen penalisht. Pra me të vërtetë, nga përvoja në Bosnje dhe Hercegovinë, mund të themi se sa e rëndësishme ishte që vetë gratë të dëshmonin për të ndëshkuar autorët, dhe sigurisht që shteti duhet të miratojë ligje që do ta sanksionojnë këtë krim lufte. Është një pyetje shumë e vështirë, do të them përsëri duke u bazuar në përvojën time që kam punuar për 30 vjet që vërtet nuk mjafton, këto kapacitete nuk janë të mjaftueshme sepse bëhet fjalë për krime të tilla… delikate lufte, veprat kriminale ku me të vërtetë kërkohet shumë kohë, derisa e dimë që bëhet fjalë për mijëra gra që i mbijetuan përdhunimit dhe dhunës seksuale, atëherë vërtet nuk mjaftojnë as katër, as pesë e as shtatë prokurorë”, shton Husiq.

Drejtoresha e organizatës “Medica Zenica” vlerëson se Kosova duhet të mësojë nga gabimet që ka bërë Bosnje-Hercegovina në përgatitjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë.

“Unë mendoj se Kosova mund të mësojë shumë nga gabimet e Bosnje-Hercegovinës, se duhet t’i marrë gabimet nga Bosnja dhe Hercegovina dhe t’i kthejë në praktikën e saj të mirë, mendoj se Kosova mund të arrijë shumë më tepër si shtet, si në nivel kombëtar dhe shtetëror e edhe në nivel ndërkombëtar. Pra, një qasje serioze ndaj krimeve të luftës, një qasje serioze ndaj autorëve dhe një qasje objektive pa lojëra politike, sepse të mos harrojmë se më së shumti ka pësuar populli në Kosovë. Se populli duhet të marrë një statisfaksion siç ishte në Bosnje dhe Hercegovinë, për fat të keq mund të them si Sabiha Husiq, Bosnja dhe Hercegovina nuk ka kaluar mirë me gjithë këtë, gjenocidi u njoh vetëm në Srebrenicë. Derisa ne e dimë se në shumë pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës është bërë gjenocid, ndaj le t’i marrë Kosova këto gabime tona dhe t’i kthejë në praktikën e saj pozitive, që gabimet e Bosnjës dhe Hercegovinës të mos përsëriten më vonë”, shprehet drejtoresha e “Medica Zenica” për KP.

Ajo tregon se tash e tri dekada kanë ofruar qindra shërbime për të mbijetuarat e dhunimeve seksuale, atyre të dhunës në familje dhe në komunitet. Ajo shton se kanë ofruar këshillim psikologjik, ligjor, fuqizim ekonomik dhe puna në zonat rurale.

“Mirëpo, kjo temë edhe sot e kësaj dite është tabu dhe nuk trajtohet seriozisht, pavarësisht se lufta ka përfunduar 25 vjet më parë. Tani po shohim transmetimin transgjenerativ të traumës dhe stigmatizimi është i pranishëm edhe nga vetë komuniteti, pra stigmatizimi në kuptimin që sjellja e grave ende vihet në dyshim, se nuk ju besohet, se shpesh përpiqen të gjejnë fajtorin që gruaja vetë shkaktoi të jetë e abuzuar, përdhunuar e ngjashëm. Dhe ajo që ne po përpiqemi të bëjmë në fushën e de-stigmatizimit, pra të flasim për këtë temë, të flasim me të rinjtë që ata të njoftohen për këtë traumë specifike, por në të njëjtën kohë së bashku të ngremë zërin dhe të themi se përdhunimi dhe dhuna seksuale nuk mund të jenë faji i grave apo vajzave, dhe as i meshkujve sigurisht. Përkundrazi, komuniteti dhe familja janë të detyruar t’i pranojë, t’i ndihmojë të krijojnë një mjedis të sigurt që nuk do t’i ri-traumatizojnë prapë”, shton ajo.

Në Bosnje e Hercegovinë deri më tani janë 1300 gra e burra, të cilët kanë fituar statusin e viktimës civile të luftës.

“Pra, kemi më shumë se 1300 gra dhe burra që kanë arritur statusin e tyre si viktima civile të luftës, ende nuk është një numër i mjaftueshëm, kur kemi parasysh se deri në 50,000 gra dhe vajza janë përdhunuar në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë agresionit të viteve ‘92-‘95. Gjithashtu, statistikat tregojnë se diku rreth 3000 burra janë përdhunuar gjatë agresionit në Bosnje dhe Hercegovinë, këto janë në fakt vetëm statistika bazë, ne vërtet mendojmë se këto statistika janë shumë më të larta, sepse si do të flasim për gratë, të cilat gjerë më sot heshtin, nuk folin për traumën që kanë përjetuar në çfarë statistikash duhet t’i numërojmë”, shprehet ajo.

Megjithatë, Husiq thotë se vështirë do të dihet numri i saktë i viktimave, meqë shumë prej tyre kanë vdekur e të tjera janë larguar nga vendi i tyre pas luftës.

Rreth 20 mijë gra e burra janë dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë nga kriminelët serbë. Deri më tani nga gjykatat vendore është shqiptuar vetëm një dënim prej dhjetë vitesh për dhunim seksual për kriminelin Zoran Vukotiq. Ndërkaq, së fundmi janë ngritur dy aktakuza në mungesë nga Prokuroria Speciale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LIVE – Elshani jep detaje për tubimin pro Vuçiqit në veri

LIVE – Elshani jep detaje për tubimin pro Vuçiqit në veri

Pse prindërit në Kosovë po i braktisin fëmijët e tyre?

Pse prindërit në Kosovë po i braktisin fëmijët e tyre?

“Për Kosovë ja vlen” – Mbi pesë orë pritjet të shtunën në Merdarë për të dalë nga Kosova

“Për Kosovë ja vlen” – Mbi pesë orë pritjet të shtunën në Merdarë për të dalë nga Kosova

A duhet t’i kthejnë deputetët pagat për seancat e pavlefshme?

A duhet t’i kthejnë deputetët pagat për seancat e pavlefshme?

Shumë përforcime, por Milani humb në shtëpi nga ekipi i ri në Serie A

Shumë përforcime, por Milani humb në shtëpi nga ekipi i ri në Serie A

Lekndreaj, kapiten i ri i Sigal Prishtinës

Lekndreaj, kapiten i ri i Sigal Prishtinës

LIVE – Elshani jep detaje për tubimin pro Vuçiqit në veri

LIVE – Elshani jep detaje për tubimin pro Vuçiqit në veri

Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

Edon Zhegrova ftohet nga Lille për ndeshjen ndaj Monacos

Ikona franceze mbështet Yamal për ta fituar Topin e Artë para Dembeles

Ikona franceze mbështet Yamal për ta fituar Topin e Artë para Dembeles

Pse prindërit në Kosovë po i braktisin fëmijët e tyre?

Pse prindërit në Kosovë po i braktisin fëmijët e tyre?

“Për Kosovë ja vlen” – Mbi pesë orë pritjet të shtunën në Merdarë për të dalë nga Kosova

“Për Kosovë ja vlen” – Mbi pesë orë pritjet të shtunën në Merdarë për të dalë nga Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X