TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykimi për 400kg kokainë, mbrojtja prezanton pamjet e ditës kritike – akuzon Prokurorinë

Në gjyqin në rastin e njohur si 400 kg kokainë e ardhur nga Brazili, janë prezantuar pamjet e ditës kritike, ku shihet ardhja e kamionit dhe shkarkimi i mallit. Në pamjet është edhe momenti i ardhjes së policisë dhe bastisja e tyre. Këto u prezantuan nga mbrojtja e të akuzuarve, e cila pretendon se prokuroria qëllimshëm nuk i tregoi më parë këto pamje.

by Florijeta Dernjani
2 muaj ago
0
A A
Gjykimi për 400kg kokainë, mbrojtja prezanton pamjet e ditës kritike – akuzon Prokurorinë

Kjo paletë që supozohej të ishte me ushqim, përmbante 400 kg kokainë.

Ky rast përfaqëson njërin prej rasteve më të mëdha të narkotikëve në Kosovë.

Në gjyqin në rastin e njohur si “400 kg kokainë” që kishte ardhur nga Brazili në Kosovë, përmes një kamioni të kompanisë “MC FOOD”, për herë të parë u shfaqën pamje të ditës kritike.

Mbrojtja e të akuzuarit kryesor, pronarit të kësaj kompanie, Izet Sheqiri, tregoi pamjet nga kamerat e sigurisë së kompanisë, që tregon lëvizjet në këtë kompani në ditën kur niset kamioni për në Durrës dhe kur arrin në Kosovë.

“Kamioni që ka për vozitës Fehmiun, arrin në “MC FOOD” në ora 16:27 dhe për rreth 10 minuta parkohet siç po e shihni, ndalet aty dhe as nuk ndezet dhe as nuk lëvizet deri të hënën, 17 maj, kur fillon shkarkimi nga punëtorët e depos. Po e shihni të qartë, që nuk ka as edhe një interesim të vetëm nga Izeti, Fatoni apo dikush tjetër, lidhur me kamionin as në nisje e as  në ardhje të tij në “MC FOOD”. Ju kisha lut, që të shikoni edhe pozicionimin e kamionit. Lihet në pjesën e përparme, edhe në distancë afër daljes. Nuk ka asnjë sigurim të vecantë, as ndonjë përcjellje, as ndonjë pozicionim më të vecantë, tu e marrë parasysh faktin që sipas prokurorisë aty gjendej një sasi marramendëse e narkotikëve”, tha Korab Sejdiu, avokat I Izet Sheqirit.

Përmes pamjeve, avokati komenton se si nuk i ishte treguar asnjë kujdes special paletës e cila përmbante narkotikë nga pronarët dhe punëtorët e kompanisë.

“Kjo është paleta ku është substanca narkotike. Dhe ju lus, që të keni vëmendje të veçantë tek fakti që bash hiç, kërkush, nuk po interesohet ose nuk po tregon interesim të veçantë lidhur me këtë paletë ku qenka substanca narkotike, në vlerë multimilionëshe sipas prokurorisë. Prokurori është deklaru që nuk ekziston kjo video, bëjnë filma duke thënë që kjo paletë është ndarë, është seleksionu për shkak të përmbajtjes që ka pasë. Ndërsa, incizimet tregojnë diçka krejtësisht tjetër, që në fakt është një shkarkim i rregullt i mallit”, tha Sejdiu.

Prokuroria kundërshtoi se mospublikimi i këtyre pamjeve ka qenë e qëllimshme.

“Nuk ka qenë as qëllim i prokurorisë, e as pikënisje që të shmanget diçka nga e vërteta. Dhe çdo gjë do të dal në shesh”, tha Dren Paca – Prokuror spcial.

Pjesë e incizimeve, ishte edhe momenti kur vjen policia dhe fillon bastisjen në kompani.

Aty ngritet shqetësimi edhe për mënyrën e veprimit nga ana e policisë ndaj punëtorëve dhe mënyrën e arrestimit të tyre.

“Shihni policin çfarë sjelljesh ka ndaj punëtorëve, po shpresoj se Prokuroria ka ngrit aktakuzë ndaj policit për tejkalim të kompetencave”, u tha avokati Sejdiu.

Kritika ndaj veprimeve të zyrtarëve policor gjatë bastisjeve më 17 maj të vitit 2021, pati edhe mbrojtja e shoferit të kamionit.

“Asnjë veprim i tyre nuk është procedural dhe ligjor,  as s’ka dikush që shkruan procesverbal, as sen. Marrin paketa, çelin paketa. Kjo është turp për polici dhe prokurori”, u shpreh Ramë Dreshaj, avokat i Fehmi Bytyqit.

Gjyqi në këtë rast ka prekur fundin, në seancën e radhës pritet që i akuzuari kryesor ta bëjë mbrojtjen e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brnabiqin

Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brnabiqin

Zyra e Kryeministrit: Në takimin Kurti–KFOR u diskutua siguria dhe bashkëpunimi në vend

Zyra e Kryeministrit: Në takimin Kurti–KFOR u diskutua siguria dhe bashkëpunimi në vend

Gjeografia e klasës së 7-të në Maqedoninë e Veriut, libri në gjuhën shqipe thotë se: Kosova është pjesë e Serbisë

“Matrix”- 08.12.2025

“Matrix”- 08.12.2025

Zyra e Kryeministrit: Në takimin Kurti–KFOR u diskutua siguria dhe bashkëpunimi në vend

Zyra e Kryeministrit: Në takimin Kurti–KFOR u diskutua siguria dhe bashkëpunimi në vend

Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë

Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë

Gjeografia e klasës së 7-të në Maqedoninë e Veriut, libri në gjuhën shqipe thotë se: Kosova është pjesë e Serbisë

Gjeografia e klasës së 7-të në Maqedoninë e Veriut, libri në gjuhën shqipe thotë se: Kosova është pjesë e Serbisë

KEK prodhon energjinë me tri blloqe, vazhdojnë sanimet në bllokun A3

KEK prodhon energjinë me tri blloqe, vazhdojnë sanimet në bllokun A3

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën