TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjatë kësaj jave u shpallën dy vendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë për krime lufte, por në asnjërin prej tyre nuk u dha dënimi maksimal prej 15 vitesh burgim. Për rrjedhojë po kërkohet që në rastet kur vërtetohet pjesëmarrja e të akuzuarve në krimet e pretenduara, t’iu shqiptohet dënimi maksimal.

by Florijeta Dernjani
1 muaj ago
1 0
A A

Në dy raste të ndara, Muhamet Alidemaj dhe Sërgjan Lazoviq, në javën e parë të muajit shkurt, morën verdiktin e gjyqësorit për akuzat për krime lufte.

Alidemajt iu ulë dënimi pas rigjykimit, nga 15 në 13 vite burgim.

Kurse për Lazoviq, Gjykata Themelore në Prishtinë, shqiptoi dënimin prej 12 vitesh e gjysmë burgim.

Në këto raste, kur Gjykata vërteton pjesëmarrjen e të akuzuarve në krimet e kryera gjatë luftës, po kërkohet që të aplikohet shqiptimi i dënimit maksimal.

“Duke pasur parasysh që Gjykata e ka vërtetuar se këta kanë qenë pjesëmarrës në masakrat e kryera në Kosovë ndaj civilëve shqiptarë, kanë vra gra, pleq e fëmijë, edhe duke pasë për bazë se çfarë krime kanë kryer, kanë qenë një strukturë e organizuar, me plan i kanë kryer këto krime, mendoj se dënimet jo që duhet me u ulë, por duhet të jepen dënimet maksimale në rastet e tilla”, thotë Xhevdet Qeriqi nga Shoqata e Invalidëve të Luftës.

As me 15 vite burgim, sa është maksimumi i dënimit për krime lufte, bazuar në legjislacionin që ishte në fuqi në kohën e kryerjes së krimeve, shpeshherë të dëmtuarit e familjarët e tyre nuk pajtohen.

Kjo konsiderohet se vjen si pasojë e rëndesës që bartin me vete krimet e luftës.

“Bazuar në ndjeshmërinë, në kompleksitetin, shto faktin që ka kaluar një kohë relativisht e gjatë, pavarësisht faktit që për sa i përket shkallës, përkatëisht lartësisë së dënimit, me të drejtë kjo çështje është e diskutueshme. Bazuar natyrisht në pasojat që bartin krimet e luftës, mirëpo siç dihet përmes legjislacionit dhe ndryshimeve legjislative në atë kohë, shkalla maksimale e dënimit është 15 vite. Prandaj, Gjykatat janë të detyruara t’i zbatojnë këto parametra”, thotë avokati Ardian Bajraktari.

Si të tilla, gjykimi i krimeve të luftës, vlerëson si tejet sfiduese për sistemin prokurorial dhe atë gjyqësor.

“Është sfiduese në jo pak raste të krimeve të luftës përshkrimi faktik i veprimeve inkriminuese të të pandehurve, për shkak se edhe prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, mirëpo edhe Gjykata e shkallës së parë, si Gjykatë e faktit, duhet me pasë parasysh  që me i përshkru në mënyrën më të hollësishme të mundshme në mënyrë që pastaj, natyrisht të mos ketë hapësirë për m’u ataku ose me u prish gjykimin”, thotë avokati.

Aktualisht, në departamentin special në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë duke u gjykuar edhe disa persona të tjerë për krime lufte, në prezencë dhe në mungesë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë ndodhi në tentimin e dytë të seancës konstituive?

Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Osmani: Ne iu lutëm Zotit të na shpëtonte dhe Zoti na dërgoi Amerikën

Osmani: Jemi krenarë për këtë arritje të madhe të Luanës

Në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë mësimi po mbahet normalisht

Në gjysmën e shkollave në Prishtinë nevojiten ndërhyrje për çështje të sigurisë

​Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevë për shkak të vonesës së pagave

​Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevë për shkak të vonesës së pagave

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Çfarë ndodhi në tentimin e dytë të seancës konstituive?

Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Hendboll, Kosova përgatitet për Bosnjë e Hercegovinën

Hendboll, Kosova përgatitet për Bosnjë e Hercegovinën

Osmani: Ne iu lutëm Zotit të na shpëtonte dhe Zoti na dërgoi Amerikën

Osmani: Jemi krenarë për këtë arritje të madhe të Luanës

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Të martën dhe mërkurën, ndeshjet e kthimit në Champions

Mbappe në fushë ndaj Benficas

Mbappe kthehet ndaj Cityt, ftohet edhe Bellingham

​Rifillojnë disa fluturime në Aeroportin e Dubait, pas disa orësh ndërprerjeje

​Rifillojnë disa fluturime në Aeroportin e Dubait, pas disa orësh ndërprerjeje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën