TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykatat e Kosovës bëhen me pajisje audio vizuele për regjistrim të seancave

Donacion në vlerë 6 milionë euro ka bërë SHBA-ja për gjyqësorin e Kosovës. Kjo përfshin pajisjen e gjykatave me pajisje për regjistrim të pamjes dhe zërit. Kjo ndihmë e SHBA-së ndaj Kosovës, u prezantua nga ndihëm sekretari amerikan, Robinson.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
ShBA jep donacion 6 milionë dollarë për Gjyqësorin e Kosovës

Kjo gjykatore mori pamje krejt tjetër si mesditën e së enjtes.

Në  këtë sallë do të nënshkruhej marrëveshja mes Shteteve të Bashkura të Amerikës dhe  Kosovës, për pajisje audio vizuele për gjykatat e vendit.

Pala amerikane u përfaqësua nga ndihmës sekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, i cili potencoi se këto pajisje sjellin shumë lehtësira për gjyqësorin.

“I nderuar të participojmë në pajisjet audio-vizuele duke ndikuar në sigurinë e gjykatës dhe burgjeve. Ka shumë benefite nga këto pajisje. Janë eliminuar letra-procesverbalet e seancave, shënohen automatikisht. Dua të falënderoj KGJK-në për bashkëpunimin e treguar në implementimin e këtij projekti”, tha zyrtari amerikan

8 salla do të kenë regjistrim për zë, figurë dhe transkriptim, kurse 83 të tjera vetëm për zë.

Këto sipas kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, do të ndihmojë në transparencë të gjyqësorit.

“Përmes instalimit të pajisjeve audio vizuele në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës, e ndihmon në masë të konsiderueshme transparencën e gjyqësorit, e rrit besimin e publikut dhe njëkohësisht të palëve në procese gjyqësore, e rrit efikasitetin dhe ekonomizon procesin gjqyësor. Kjo pasi i mundëson palëve dhe gjykatës që në vende të ndryshme të ndjekin procese gjyqësore, veçanërisht nga Shërbimi Korrektues. E posaçërisht i jep një mbrojtje dhe siguri të veçantë për kategoritë e ndjeshme siç janë dëshmitarët dhe viktimat, tha Zogaj.

16 objekte të Shërbimit Korrektues të Kosovës do të kenë kapacitete të takimeve me video lidhje.

Si të rëndësishme e quajti këtë donacion edhe drejtori i Shërbimit Korrektues, sidomos zvogëlimin e nevojës së transportit të të burgosurve nëpër gjykata.

“Përmes këtij sistemi do të zvogëlojmë nevojën e  transportit të të burgosurve nga burgjet në gjykata dhe anasjelltas, duke bërë që proceset gjyqësore të jenë më të sigurta dhe efikase”, Ismail Dibrani

Në kuadër të këtij donacione me vlerë 6 milionë euro, edhe 133 zyre të gjykatësve do të pajisen me pajisje për transkriptim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën