Se Gjykata e ka aprovuar ankesën e Kamberit për rivotim në Tërnoc, e ka konfirmuar vetë Kamberi në një përgjigje për Gazetën Express.
“Po, sot është aprovuar ankesa jonë për rivotim në Tërnoc”, ka thënë Kamberi shkurt.
Kandidatit për deputet, Shaip Kamberit, i nevojiten gjithsej 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë.
Në votimin e fundit Kamberi nuk kishte arritur që të bëhej deputet për pak vota.