TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata Speciale del me njoftim zyrtar: Këto janë pikat për çka u dënuan Gucati dhe Haradinaj

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Këtu mund ta ndiqni drejtpërdrejt seancën ndaj Gucatit e Haradinajt

Pas shpalljes së aktgjykimit, Gjykata Speciale ka njoftuar edhe zyrtarisht për pikat që u shpallën fajtorë Gucati e Haradinaj.

NJOFTIMI I PLOTË I SPECIALES

Trupi Gjykues shqipton Aktgjykimin në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Sot Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) shqiptoi Aktgjykimin në çështjen gjyqësore kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Trupi Gjykues i shpalli Gucatin dhe Haradinajn fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Këto janë shkelje të Kodit Penal të Kosovës (KPK) dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji). Trupi Gjykues i shpalli të akuzuarit të pafajshëm lidhur me hakmarrjen.

Trupi Gjykues dënoi secilin prej të akuzuarve me burgim katër vjet e gjysmë, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim dhe me gjobë 100 euro.

Gjatë shqiptimit të Aktgjykimit, Trupi Gjykues theksoi se kjo çështje ka të bëjë me administrimin e duhur të drejtësisë, integritetin dhe sigurinë e proceseve gjyqësore dhe sigurinë, mirëqenien dhe çlirimin nga frika të qindra personave, të cilët janë paraqitur për të përmbushur detyrën e tyre qytetare si dëshmitarë. Mbrojtja e dëshmitarëve nga frikësimi dhe dëmtimi qëndron në themelin e çdo sistemi të drejtësisë penale, qoftë ai vendor apo ndërkombëtar.

Trupi Gjykues i përshkroi veprimet e të akuzuarve si sfidë ndaj atij themeli dhe për rrjedhojë si kërcënim për drejtësinë.

Trupi Gjykues konstatoi se në shtator 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj, në tri konferenca për shtyp, në më shumë se njëzetë paraqitje në media të tjera dhe përmes postimeve në mediat sociale zbuluan informacion konfidencial të hetimeve dhe punës së brendshme të Task Forcës Hetimore Speciale (TFHS) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Ky ishte informacion i mbrojtur me ligj që përmbante emrat e qindra dëshmitarëve dhe dëshmitarëve të mundshëm Të akuzuarit e zbuluan këtë informacion duke treguar dokumentet që e përmbanin atë informacion, duke i lejuar të tjerët të këqyrnin, filmonin, fotografonin kopjonin ose merrnin me vete dokumentet dhe duke përshkruar publikisht përmbajtjen e dokumenteve.

Krahas këtyre veprimeve, Trupi Gjykues konstatoi se të akuzuarit publikisht i quajtën dëshmitarët “tradhtarë”, “spiunë”, “bashkëpunëtorë” dhe “shqipfolsa”.

Të bëra në kontekstin e një atmosfere të vazhdueshme të frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë, Trupi Gjykues konstatoi se synimi i komenteve të të akuzuarve ishte për t’i frikësuar dëshmitarët dhe dëshmitarët e mundshëm dhe rrjedhimisht për t’i bërë që të ngurronin të jepnin informacion për hetimet e ZPS-së lidhur me ish-anëtarë të UÇK-në. Trupi Gjykues gjithashtu konstatoi se “[s]jellja e të akuzuarve ishte mjeti që shërbente për një qëllim: për të penguar hetimet dhe ndjekjet penale të efektshme të ish-anëtarëve të UÇK-së nga ZPS-ja.

Lidhur me akuzën e hakmarrjes, Trupi Gjykues konstatoi se sipas përkufizimit të kësaj vepre penale në KPK, ZPS-ja ka detyrimin të vërtetojë se të akuzuarit ishin të vetëdijshëm se informacioni i dhënë prej dëshmitarëve kishte të paktën deri në një farë mase vërtetësi. Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk kishte arritur të paraqiste prova lidhur me këtë pikë juridike dhe për këtë arsye i shpalli të akuzuarit të pafajshëm për veprën penale të hakmarrjes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dragash dhe Suharekë

Murati: Situata e pagave të RTK-së është e vështirë, po kërkojmë zgjidhje

Kujt i takon paga e 13-të? Hekuran Murati jep detaje

Lista Serbe i thërret në takim urgjent përfaqësuesit e 10 komunave

Lista Serbe i thërret në takim urgjent përfaqësuesit e 10 komunave

Qeveria miraton marrëveshje me Bankën Botërore, procedohen për ratifikim në Kuvend

Qeveria miraton marrëveshje me Bankën Botërore, procedohen për ratifikim në Kuvend

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dragash dhe Suharekë

Raporti i OKB-së zbulon pesë përpjekje për atentat ndaj presidentit sirian dhe dy ministrave

Raporti i OKB-së zbulon pesë përpjekje për atentat ndaj presidentit sirian dhe dy ministrave

Murati: Situata e pagave të RTK-së është e vështirë, po kërkojmë zgjidhje

Kujt i takon paga e 13-të? Hekuran Murati jep detaje

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miraton projektligjin që kërkon provë të shtetësisë për votim

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miraton projektligjin që kërkon provë të shtetësisë për votim

Lista Serbe i thërret në takim urgjent përfaqësuesit e 10 komunave

Lista Serbe i thërret në takim urgjent përfaqësuesit e 10 komunave

Rutte në Davos: NATO është thelbësore jo vetëm për sigurinë e Evropës, por edhe të SHBA-së

Rutte: Aleatët të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, SHBA ka zhvendosur fokusin drejt Indo-Paqësorit

Skandali në Cortina: Vladyslav Heraskevych përjashtohet nga Olimpiada për helmetën që nderon të rënët e luftës

Skandali në Cortina: Vladyslav Heraskevych përjashtohet nga Olimpiada për helmetën që nderon të rënët e luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën