TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata Kushtetuese shfuqizon 13 ligje

by Tëvë1
3 muaj ago
2
A A
Gjykata Kushtetuese e Kosovës pranohet anëtare në Konferencën Evropiane

Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetuese 13 ligje të miratuara nga Kuvendi, nga shumica parlamentare e Qeverisë Kurti gjatë legjislaturës së kaluar. Ndër 15 ligjet për të cilat PDK-ja kishte paraqitur ankim në Gjykatën Kushtetuese, vetëm 3 janë lënë në fuqi, duke kaluar kështu testin e kushtetutshmërisë.

Sipas aktgjykimit të shpallur sot, me 5 vota për dhe dy kundër, Gjykata ka konstatuar se 13 vendime të Kuvendit, përmes të cilave ishin miratuar ligje nga Qeveria Kurti, nuk përputhen me nenet 4, 7, 74, 76 dhe 77 të Kushtetutës së Kosovës.

Ndërkaq, 3 ligjet e tjera – për Bankat, Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Gjykatën Administrative janë vlerësuar si kushtetuese.

Ligjet e shfuqizuara janë: Ligji për Shërbimet e Pagesave; Ligji kundër dukurive negative në sport; Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit; Ligji për provimin e maturës shtetërore; Ligji për Banim Social dhe të Përballueshëm; Ligji për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim; Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor; Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale; Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore; Ligji për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore; Ligji për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore; si dhe Ligji për Lojërat Mesdhetare.

Sipas vendimit të Kushtetueses, gjatë miratimit të këtyre 123ligjeve, të gjitha të hartuara nga Qeveria Kurti në përputhje me programin dhe zotimet e saj politike, Kuvendi ka shkelur nenet kushtetuese që rregullojnë formën e qeverisjes dhe ndarjen e pushtetit; përcaktojnë vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës; rregullojnë ushtrimin e funksionit të të zgjedhurve të popullit; funksionimin e Kuvendit sipas rregulloreve të punës; si dhe rolin e komisioneve parlamentare në Kuvend./teve1.info/

Tags: Gjykata Kushtetueseshfuqizim te ligjeveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Mundësia për zgjedhje, Limaj: Me këtë opozitë kështu, kurrë

Limaj: Vedat, mos u mërzit, çdo shtëpi e ka “bërllokun” e vet

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujëave të ndotura

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën