TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata Kushtetuese nga 8 prilli hap dyert për qytetarët

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Mbahet testi me shkrim i kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Sipas një njoftimi nga kjo gjykatë, ky aktivitet, që nga ky vit do të mbahet çdo të premten e parë të muajit prill dhe do të organizohet me qëllim të vetëdijesimit dhe informimit më të mirë të opinionit publik për rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe për rritjen e nivelit të transparencës ndaj publikut, transmeton teve1.info.

Sipas udhëzimeve, objektin e të këtij institucioni do të mund ta vizitojë një grup prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë personash në të njëjtën kohë dhe personat mbi 16 vjeç duhet të kenë me vete dhe të dorëzojnë në recepcion një dokument zyrtar identiteti.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese do të organizojë aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”, të premten, më 8 prill 2022.

Ky aktivitet, që nga ky vit do të mbahet çdo të premten e parë të muajit prill, organizohet me qëllim të vetëdijesimit dhe informimit më të mirë të opinionit publik për rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe për rritjen e nivelit të transparencës ndaj publikut.

Në këtë ditë, qytetarët e vendit, e veçanërisht studentët e drejtësisë, përfaqësues të komunitetit juridik dhe vizitorët e tjerë, do të kenë mundësi që të vizitojnë objektin e Gjykatës Kushtetuese dhe të njihen më për së afërmi me Gjykatoren, me Bibliotekën dhe me ambientet në të cilat punojnë gjyqtarët dhe zyrtarët e Gjykatës, si dhe të informohen drejtpërsëdrejti përkitazi me historikun, me punën e deritanishme dhe me kompetencat kushtetuese të këtij institucioni.

Organizimi i vizitës së qytetarëve të interesuar do të bëhet në përputhje me kapacitetet akomoduese që ofron ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese dhe për grupe prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) personash në të njëjtën kohë. Vizitat do të organizohen çdo orë, ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, ndërsa kohëzgjatja maksimale e vizitës do të jetë dyzet e pesë (45) minuta.
Para vizitës në Gjykatë, të gjithë vizitorët e moshës mbi 16 vjeç duhet të kenë me vete dhe të dorëzojnë në recepcion një dokument zyrtar identiteti (kartë studentore, letërnjoftim apo pasaportë) dhe duhet t’u përmbahen të gjitha masave në fuqi anti-Covid.

Gjatë vizitës, vizitorët do të kenë mundësi të bëjnë foto vetëm në Gjykatore dhe në oborrin e Gjykatës.“Dita e Gjykatës së Hapur” është aktivitet i planifikuar në Planin Strategjik të Gjykatës (2021 – 2025) dhe organizohet në shënim të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, miratuar më 9 prill të vitit 2008.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për ryshfet

Komuna e Vitisë: Rrugët e kalueshme pas reshjeve, kërkohet kujdes i shtuar

Komuna e Vitisë: Rrugët e kalueshme pas reshjeve, kërkohet kujdes i shtuar

Veliu kërkon reformim në degën e Podujevës: Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet  do të vazhdojnë

Veliu kërkon reformim në degën e Podujevës: Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet  do të vazhdojnë

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

MPB publikon materiale informuese lidhur me zbatimin e ligjit për të huajt

“Xhaka ka ngritur standardin e Sunderlandit”

Xhaka mungon edhe ndaj Burnleyt

Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për ryshfet

Juventusi nuk heq dorë nga Ardian Ismajli

Goditje për kuqezinjtë, Ismajli në dyshim ndaj Polonisë

Komuna e Vitisë: Rrugët e kalueshme pas reshjeve, kërkohet kujdes i shtuar

Komuna e Vitisë: Rrugët e kalueshme pas reshjeve, kërkohet kujdes i shtuar

Kolo Muani rikthehet tek Juventusi

Juventusi kërkon Kolo Muanin

Llapi forcohet me një mbrojtës perspektiv

Llapi forcohet me një mbrojtës perspektiv

Bajrami nuk ftohet për duelin ndaj Brugget

Rikthehet Bajrami, por e ardhmja e tij te Rangers mbetet e hapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën