TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata e ktheu në paraburgim, arratiset Blerim Ramadani

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Detaje se i u arrestua ish- ushtari i UÇK-së në Maqedoninë Veriore

Ish ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, është arratisur nga “arresti shtëpiak” ku po qëndronte në Maqedoni të Veriut.

Ky veprim i Ramadanit, dyshohet se vjen meqë të njëjtit të enjten i është ndryshuar masa e sigurisë, që nënkuptonte rikthimin e tij në paraburgim.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, kanë thënë se për ndryshimin e masës së sigurisë kanë marrë vesh nga avokati i Ramadanit.

“Ju njoftojmë që Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut është njoftuar nga avokati i Ramadanit se është ndërruar masa e sigurisë nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim, në kohën kur i njëjti ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme”, thuhet nga MPJD.

E arratisja e Ramadanit, nga Serbia po cilësohet si skandaloze, për çka kërkojnë shpjegime nga autoritetet maqedonase.

“Fjala është për një pjesëtar të UÇK-së terroriste që ka kryer krime kundër serbëve në Kosovë e Metohi dhe të cilin Serbia e kërkon për ta gjykuar. Ne kërkojmë shpjegim nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut se si është e mundur që dikush që është arrestuar me fletarrest ndërkombëtar të vlefshëm të arratiset nga arresti shtëpiak”, ka thënë Daçiq, minister i Punëve të Brendshme.

Mediat maqedonase, raportojnë se Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, janë duke marrë masa për gjetjen e vendndodhjes së Ramadanit.

Për shkak të natyrës së urdhërarrestit të tij, avokati Xhevdet Smakiqi, e vlerëson arratisjen si veprim të duhur.

“Në Republikën e Maqedonisë nëse ai kapet, do të ketë pasoja ligjore sepse menjëherë do të shkojë në paraburgim. Duke qenë se ka qenë një arrest politik, një ndalim politik, Maqedonia si anëtare e NATO-s duke respektuar urdhërarreste të Serbisë të vitit 1999 të kohës së Millosheviqit, krejt politikisht e ka ndaluar Ramadanin, dhe unë si avokat vlerësoj se nuk e ka pritur një vlerësim objektiv dhe i drejtë, andaj e përgëzoj për arratisjen”, ka thënë ai.

Smakiqi potencon se nëse Ramadani hyn në Kosovë ai nuk do të ketë pasoja ligjore, por që autoritetet kosovare sipas tij nuk duhet të ndalen.

“Pasoja ligjore nuk do të ketë fare në Kosovë, ndërkohë që kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që menjëherë ta ngritë këtë çështje edhe në Bashkimin Evropian dhe ta detyroj Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të merr vendim që të mos zbatojë udhërarrestet e Interpolit, të cilat Serbia i ka të kohës së Millosheviqit”, thotë ai.

Për këtë çështje ka reaguar edhe OVL e UÇK-së, duke theksuar se pushteti i ri në Maqedoni, që sipas tyre u ndihmua nga Kurti, po përndjek veteranët e luftës së UÇK-së.

Autoritetet serbe e akuzojnë Ramadanin se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes verën e vitit 1999.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër diskuton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër diskuton për Kosovën

Spahiu: Hamza s’është i interesuar të mbetet në krye të PDK-së, por partia duhet ta mbajë

Spahiu: Hamza s’është i interesuar të mbetet në krye të PDK-së, por partia duhet ta mbajë

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Çfarë mund të mësojë Kosova nga protestat në Shqipëri? Flet Ilir Kulla

Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën