Gjykata e Apelit të Romës nuk ka pranuar kërkesat e 42 emigrantëve nga 43 që janë në Gjadër për të kërkuar azil në Itali.
Të 42 duhet të qëndrojnë në Gjadër e kanë shtatë ditë kohë për të bërë rekurs ndaj vendimit të Apelit të Romës, shkruan euronews.al.
Vetëm 44 nga 49 emigrantët e mbërritur në Shëngjin u akomoduan në Kampin e Gjadrit.
Nga 49 emigrantë të mbërritur në Shqipëri me anijen Cassiopea, katër u kthyen po atë natë në Itali, e emigranti i pestë u kthye ditën e djeshme.
Nga gjashtë emigrantët e kthyer në Itali, katër janë minorenë e dy me probleme shëndetësore.