Policia e Kosovës njoftoi se të dyshuarve A.S dhe A.A, u janë konfiskuar dy armë, tridhjetë e shtatë gëzhoja dhe tre fishekë të kalibrit 9 mm.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova materiale se të dyshuarit gjatë një ahengu familjar (dasmë) kanë shtënë disa herë me armë zjarri. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë, njëra e llojit ,,Ekol Firat Compact’’ e kalibrit 9mm, dhe tjetra ,,Bereta Pb’’ e kalibrit 9 mm, tridhjetë e shtatë (37) gëzhoja te kalibrit 9 mm dhe tre(3) fishekë të kalibrit 9 mm si dëshmi materiale për Gjykatë”, thuhet në njoftim.
Kurse në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit./teve1.info./