Fitore e madhe për Gjoni Palokajn! Pas 3 raundeve të forta, ai siguron sërish një tjetër sukses.
Totalisht e merituar – nga fillimi deri në fund gjithçka nën kontroll! Super performancë para publikut të tij!
Me këtë fitore, Gjoni është ngjitur në Top 3 të renditjes së Oktagon-it. Tani gjithçka tregon se shumë shpejt mund të luftojë për titull.
Në intervistë, Gjoni u shpreh:
“Kam 5 fitore të rëndësishme në Oktagon. Tash dua me luftu për rripin! Dy rripa i kam – tani dua ta sjell edhe të tretin në Hannover!”