TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjithçka që ndodhi sot në Kuvend

Seanca e sotme e Kuvendit nisi jo zakonshëm, sikur herëve të tjera. Kësaj radhe kishte përleshje fizike mes deputetëve opozitarë dhe atyre të pozitës, përfshirë këtu edhe ministra të kabinetit qeveritar.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Mëse gjysmë ore pas përleshjes deputetët vazhdojnë të qëndrojnë në sallë, shtohet prezenca e policisë jashtë

Të enjten deputetët e Kuvendit të Kosovës, u mblodhën për një seancë plenare.

Me të nisur seanca dy deputetet e Partisë Demokratike, Blerta Deliu dhe Floretë Zejnullahu, morën një aksion simbolik në folësen e Kuvendit.

Ato vendosën një mbishkrim me shprehjen serbe “Zdravo” e që në shqip e ka kuptimin “Përshëndetje”.

Kjo për të kujtuar audio-incizimet e bisedës së përgjuar mes shefes së deputetëve të Vetëvendosjes Mimoza Kusari – Lilës, me Sllkavo Simiqin nga Lista Serbe.

Me të nisur seanca deputetja tjetër e PDK-së, Eliza Hoxha i përshëndeti deputetët e pushtetit dhe qeveritarët me fjalën “zdravo”.

Reagim pati edhe shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike Arben Gashi.

Kur gjithçka dukej se po ecte mirë, ishte deputetja e PDK-së Ganimete Musliu që i vendosi Kurtit në foltore një fotografi në të cilën ai shihet me hundë të gjatë si “pinokio”.

Pak sekonda pas vendosjes së kësaj fotografie, ajo u largua e më pas u shqye nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Menjëherë pas, debati parlamentar u përshkallëzua në konfrontim fizik mes ministrave dhe deputetëve të pushtetit me ata të PDK-së.

Rrahja nisi gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Albin Kurti, kur atij iu afrua për ta lagur me ujë deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku.

Gjendur në këtë situatë Ministri i financave Hekuran Murati, reagoi duke u përpjekur ta mbronte Kurtin, ndërkaq deputeti Lushtaku iu kthye për ta lagur edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi i cili pastaj e gjuajti në fytyrë me shishe të ujit.

Pas kësaj, deputetët mbetën në një gjendje kaotike, duke shkëmbyer grushte e shuplaka.

Më pas mbrojtja e afërt bashkë me ministrat e qeverisë qëndronin përreth Kurtit.

Ndërkohë deputetë të Partisë Demokratike, të Lidhjes Demokratike dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bllokuan foltoren e Kuvendit.

Pas kësaj Kryekuvendari, Glauk Konjufca kërkoi pauzë dy orëshe.

Ndërkohë opozita në anën tjetër kërkonte të ndërpritej seanca, duke fajësuar pushtetin për dhunën në Kuvend.

Pas dy orësh, seanca nisi prapë, teksa tensionet vazhduan sërish.

Por insistimi i deputetëve opozitarë për ndërprerje të seancës bëri që ata të bllokojnë sërish foltoren e Kuvendit.

Anipse përkrah kësaj deputetët opozitarë dhe ata të pushtetit shtyheshin vazhdimisht mes vete.

Megjithatë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendosi për vazhdimin e një seance të jashtëzakonshme të thirru nga shumica për të shqyrtuar projektligjin për produktet medicinale.

Përderisa po ndodhte shqyrtimi, në një atmosferë të tensionuar, deputetët e PDK-së sollën edhe dy pankarta me fytyrat e kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me mbishkrimet “Zdravo”.

Gjatë gjithë kësaj kohë prenzente me deputetët e partisë së saj ishte edhe Mimoza Kusari-Lila.

Në këto kushte deputetët e pushtetit miratuan Projektligjin për produktet medicinale.

Kronika e realizuar nga Tëvë1.

ShareTweet

Postime të ngjashme

14-vjeçarja theret me thikë në një shkollë fillore të Prizrenit, 12-vjeçari shoqërohet nga policia

Ajazi për Ramiz Lladrovcin: “I hëngri” fjalët e veta – fitoi përmes klientelizmit dhe shfrytëzimit të pushtetit

Ajazi për Ramiz Lladrovcin: “I hëngri” fjalët e veta – fitoi përmes klientelizmit dhe shfrytëzimit të pushtetit

Ajazi i përgjigjet kritikave të Hoxhajt: Konventa ishte sipas statutit, koha ishte e njëjtë për të gjithë

Ajazi i përgjigjet kritikave të Hoxhajt: Konventa ishte sipas statutit, koha ishte e njëjtë për të gjithë

Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Granit Xhaka lajmërohet me një postim nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Granit Xhaka lajmërohet me një postim nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Emisioni “Matrix” 17.11.2025

Emisioni “Matrix” 17.11.2025

Emisioni “Info Nata” 17.11.2025

Emisioni “Info Nata” 17.11.2025

Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën