TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjithçka që dihet për vrasjen e rëndë në Pejë, ku dyshohet se i biri privoi nënën nga jeta

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjithçka që dihet për vrasjen e rëndë në Pejë, ku dyshohet se i biri privoi nënën nga jeta

Një grua është vrarë në Pejë pasditen e së premtes në Pejë. Rastin fillimisht për teve1.info e bën të ditur nga Policia e Kosovës. Gruan dyshohet se e privoi nga jeta i biri i saj, i cili edhe është arrestuar. I njëjti nuk ka qenë në gjendje të flasë për rastin të premten, teksa gjatë së shtunës pritet të merret në pyetje në prani të psikologut. Këtë e bëri të ditur për teve1.info zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. Për ngjarjen janë siguruar edhe dëshmitarë okularë. Mediat kanë raportuar edhe për motivet e dyshuara por që mbesin të pakonfirmuara.

Por çka dihet deri më tani për rastin

Policia në Pejë bëri të ditur se rreth orës 16:00, kishte marrë informacion për një vrasje në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.

“Sot rreth orës 16:00 Policia është informuar në lidhje me këtë rast. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, saktësisht në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Aty ka dalë edhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet për “vrasje të rëndë”, ka thënë Rugova për tëvë1.

Policia tutje njoftoi se i dyshuari ishte arrestuar menjëherë.

Sipas raportimeve të shumta fillestare në media, dorasi dyshohej që ishte i biri i viktimës.

Kjo u konfirmua më pas edhe nga prokurorja e rastit, Sahide Gashi.

Prokuroria në Pejë ka siguruar edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes tragjike në Pejë.

Kështu ka bërë të ditur për teve.info, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se bashkë me forenzikën, kanë dalë në vendngjarje dhe janë mbledhur të gjitha provat.

Ai po ashtu tha se i dyshuari nuk ishte në gjendje të mirë emocionale dhe se do të merrej në pyetje të shtunën në prani të psikologëve.

“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, por s’ka qenë në gjendje dhe kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet merret deklarata e të njëjtit”, tha Nikçi.

Nikçi po ashtu tha se është urdhëruar edhe autopsia e trupit të tashmë të ndjerës dhe është sekuestruar mjeti i dyshuar për vrasjen në fjalë.

Sipas Prokurorisë, në bazë të rrethanave, do të udhërohet edhe ekzaminimi i të dyshuarit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Mediat kanë raportuar edhe për disa dyshime mbi motivet e vrasjes, por që mbeten ende të pakonfirmuara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Rendi i ditës i seancës konstituive

KRU ‘Prishtina’ identifikon lidhje ilegale në ujësjellës, masa shkelësve

KRU ‘Prishtina’ identifikon lidhje ilegale në ujësjellës, masa shkelësve

Numërohen mbi 90% të votave në Prishtinë, Rama i pari

18-vjetori i Pavarësisë, Rama: Ora e parë e mësimit më 16 shkurt do t’i kushtohet UÇK-së

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Rendi i ditës i seancës konstituive

KRU ‘Prishtina’ identifikon lidhje ilegale në ujësjellës, masa shkelësve

KRU ‘Prishtina’ identifikon lidhje ilegale në ujësjellës, masa shkelësve

Dukagjini eliminon Prishtinën e Re, avancon në çerekfinale të Kupës

Dukagjini eliminon Prishtinën e Re, avancon në çerekfinale të Kupës

Futbollistët e Real Madridit darkuan së bashku, paguan Vini Jr. e Mbappe

Futbollistët e Real Madridit darkuan së bashku, paguan Vini Jr. e Mbappe

Xhepa i Shqipërisë zë vendin e 34-t në Super-G

Xhepa i Shqipërisë zë vendin e 34-t në Super-G

Vengu: 2026-ta pret stërvitjen e parë trilaterale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Vengu: 2026-ta pret stërvitjen e parë trilaterale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën