TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjini: Qeveria po tenton të krijojë armiq të paqenë, Kurti është rreziku i vetëm

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjini: Kishte qenë mirë Rama me ia prezantu atë draft Kosovës, kemi shumë të panjohura rreth tij

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë Qeveria po tenton të krijojë armiq të paqenë.

Ai tha se politika e ndjekur nga Kurti është rreziku i vetëm për sovranitetin e Kosovës.

“PREJ KUJT PO E MBRON VERIUN DHE SI!? Meqenëse ndarja e Kosovës është opsion i pamundshëm, sepse SHBA e edhe BE janë pastër kundër një zgjidhjeje të tillë e jo pse e mbrojmë me luftë, përrallat e komentatorëve pro pushtet se ‘nuk mund të pajtohemi me humbjen e veriut’ është tentim lajthitje e popullit, deri në mëkat ndaj tij. Përmes këtyre përrallave po tentojnë të krijojnë edhe armiq të paqenë, përderisa në të vërtetë mu politika e ndjekur nga Kurti është rreziku i vetëm për sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Gjini tha se ky narracion e mbjell ndjenjën antiperëndimore tek një pjesë e popullit, sepse në mënyrë të tërthortë dhe të rrejshme e përçon mesazhin se perëndimi po e kërkon ndarjen e Kosovës, ndërsa Kurti kinse po e mbron.

“Përmes këtyre mesazheve, po tentohet të justifikohet prishja e marrëdhënieve me aleatët e vetëm të Kosovës, me efekte shkatërruese, deri në prishje reale. Po kamuflohen edhe dështimet totale në qeverisje por për këtë një herë tjetër.

Pyetja që duhet të shtrohet tani është:

Prej kujt po e mbron veriun Kurti?

  1. Nëse thotë se e mbron prej Serbisë, duhet ta kishte ditur deri tani se nuk mundet pa aleatët (lexo pa SHBA)
  2. Nëse thotë se po e mbron prej aleatëve (tmerrësisht gabim) atëherë është shndërruar në Don Kishot. Nuk po di kundër kujt po lufton, po çpik armiq.
  3. Nëse pretendon se po e mbron kundër të gjithëve, dmth kundër gjithë botës, (e që është absurd) atëherë i ka humbur të gjitha, edhe shtetin, edhe aleatët,…të gjitha. Por para së gjithash mendjen!!

Prej kujt po e mbron veriun Kurti?

Është mirë t’i tregojë popullit”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani i fokusuar te Hoffenheimi, nuk flet për Barçën

Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

Bernardo Silva largohet nga City në verë

Bernardo Silva largohet nga City në verë

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën